E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kompjuteri s'njeh shkronjat, ekspertët bëjnë modifikime

Rreth 5 mijë shtetas në qarkun e Elbasanit nuk pranoheshin nga sistemi kompjuterik për të aplikuar për kartën e identitetit pasi sistemi nuk njeh germat Ë dhe Ç. Përveç kësaj sistemi kompjuterik nuk ka pranuar as datën 29 shkurt, që është data e lindjes së disa prej aplikuesve. Shtetasit, që kanë pasur probleme me germën Ë dhe Ç si dhe me datën 29 shkurt janë paraqitur për ditë të tëra pranë qendrave të aplikimit për letërnjoftimin elektronik, por nuk kanë mundur të aplikojnë si shkak i këtij ngërçi. Pas ndërhyrjes ekspertët e programit kompjuterik kanë arritur të bëjnë modifikimet e mundshme brenda javës. Punonjësit e qendrave të aplikimit të kartave informuan se aplikuesit nuk do të përballen më me ngërçe të tilla. Aktualisht në të gjithë qarkun e Elbasanit deri tani kane aplikuar rreth 50 mijë shtetas për letërnjoftimin elektronik ndërsa ka ende komuna ku ky proces nuk ka nisur ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›