E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, vetëvaret i sëmuri mendor



KUKES- Var veten në pemën e qershisë, në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi dy netë më parë në fshatin Shtiqën të Kukësit. Sipas policisë, Nustret Basha, 36- vjeç, i njohur si një person me probleme mendore, u gjet i vetëvarur nga të afërmit e tij. Viktima, në kushte të tilla mendore, pak vite më parë kishte vrarë nënën e tij. Ai kishte kryer disa tentativa grabitjeje dhe terror në fshat, derisa u izolua në burg duke u dënuar me 8-vjet. Pasi mbaroi një pjesë të dënimit, u lirua dhe u martua, por nuk pati asnjë fëmijë. Sipas policisë, rreth orës 20:00, familjarët e tij njoftuan se 36- vjeçari ishte vetëvarur. Pas hetimeve të kryera, rezultoi se ai ishte vetëflijuar në kushtet e depresionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›