E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga lazaratasit me makinë të vjedhur



GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ndaloi një të ri të akuzuar për trafik të mjeteve motorike. Rezart Skënduli, 24 vjeç nga fshati Lazarat, u pragos teksa po qarkullonte në Gjirokastër, me një automjet të vjedhur. Sipas burimeve, rreth orës 18:00 të së premtes, policia rrugore ka mundur të bllokojë mjetin tip AUDI A 8 me targa CD 674 RJ. Gjatë verifikimit rezultoi se mjeti nuk kishte asnjë dokumentacion të rregullt shoqërues. Së bashku me mjetin luksoz prodhim i viteve të fundit, në polici u shoqëerua dhe më pas arrestua 24- vjeçari. Nga kontrolli i dokumentacionit, si dhe pas ekspertimit teknik të numrit të shasisë, rezultoi se kishte ndërhyrje të qarta në numrin e shasisë ku mungonte pllaka identifikuese. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›