SARANDE/ Dy vëllezër plagosin të moshuarin
SARANDE- Plagoset me mjete të forta 68- vjeçari pas një grindje për bankinën e ndërtuar para lokalit të tij. Ngjarja, ndodhi rreth orës 05:00 në qytezën e Ksamilit, mes një të moshuri dhe një djali të ri. Sipas policisë, 22- vjeçari Dejan Voda, sëbashku më vëllanë e tij ishin duke punuar duke hedhur beton për ngritjen e një bankine, ku do ta përdornin si vend parkimi për mjetet e ujit. Por Luman Kapo, 68 vjeç, ka ndërhyrë për të mos vazhduar puna pasi sipas tij ata po ndërtonin në fshehtësi pa marrë leje. vëllezërit e kanë plagisyr me mjete të forta, ku për pasojë kapo përfundoi në spital. sh.d
KORçE/ Fluks emigrantësh në doganë
KORçE- Nis fluksi i emigrantëve në doganën e Kapshticës. Mijëra emigrantë kanë hyrë gjatë natës të së premtes, duke shënuar numrin më të madh të hyrjeve gjatë këtij sezoni vere. Ardhja masive shpjegohet me pikun e pushimeve. Gjatë ditës dhe natës së të premtes kanë ardhur me autovetura dhe autobuzë mbi 60 mijë vetë duke krijuar një radhë prej afro 1 km. Nga ana e palës shqiptare është punuar me gjashtë sportele dhe efektiva shtesë të policisë kufitare, ndërsa pala greke ka punuar vetëm me tre sportele. g.a
VLORE/ Flakët djegin 50 ha me shkurre
VLORE- Një vatër zjarri është shfaqur dje në zonën e kodrave të Shashicës, që rrethojnë qytetin e Vlorës. Flakët të ndihmuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar plotësisht një sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh me shkurre. Shefi i Policisë Pyjore, Xhorxhi Goxhara, u shpreh se, megjithë përpjekjet, vatra është zgjeruar. Ato kanë rrezikuar edhe disa stane që ndodhen në zonë. Goxhara, tha më tej se zjarri ishte pasojë e veprimeve të çobanëve të kësaj zone, të cilët synojnë të zgjerojnë hapësirat e kullotave. q.b
URE-VAJGURORE/ Uji, gjobiten abonentët abuzues
URE- VAJGURORE- Drejtoria ujsjellësit ndëshkon me gjoba 200 abonentë që kanë kryerë ndërhyrje të paligjshme. Një bashkëpunim i Drejtorisë së Ujësjellësit me bashkinë e Urës Vajgurore ka bërë që 3 mijë familje të kenë ujë pa ndërprerje. Por specialistët e kësaj ndërmarje kanë marrë disa herë aksione për të ndëshkuar personat që kanë kërkuar të abuzojnë me ligjin duke kryer ndërhyrje të pa ligjshme në tubacione. Për pasojë, 200 abonentë janë gjobitur në masën nha 1 mijë deri në 5 mijë lekë. Zëvëndësimi i tubacionëve të vjetra me ato të reja ka ndikuar ndjeshëm në frenimin e harxhimit të ujit pijshëm në këtë qytet. d.xh