Kule: Drejt zgjidhjes problemi i diplomave të juridikut
“Çështja e diplomave për 1500 studentët e Fakultetit të Drejtësisë, do të zgjidhet shumë shpejt”, këtë deklaratë bëri dje rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule. Ai shtoi se këta studentë, janë diplomuar në bazë të së gjitha dispozitave ligjore dhe se problemi i regjistrimit të diplomave nga Ministria e Arsimit do të zgjidhet brenda pak ditësh. “Po ta shohësh nga pikëpamja ligjore, diplomat 3-vjeçare nuk kanë bazë ligjore. Diplomat 4-vjeçare janë qartazi të ligjshme. Meqenëse ka pasur një problem diskutimi për përmbajtjen, e cila kam mendimin tashmë është e konfirmuar në themelet e veta, këto diploma do të regjistrohen dhe do të marrin atë që ua jep ligji”, u shpreh Dhori Kule. Që prej disa ditësh juristët e ardhshëm kanë dalë në protesta.