Programi i qeverisë: Një këngë e vjetër me orkestrim të ri
Rudina Seseri*
Përtej të bërit politikë, çdo njohës i ekonomisë që lexon programin që paraqiti qeveria në Kuvend nuk mund të ketë aspak besim tek aftësia e saj për të përmirësuar sadopak gjendjen ekonomike të shqiptarëve. Kryeministri aty-këtu dhe vend e pa vend u përpoq ta paraqesë me optimizëm programin, duke u angazhuar se Shqipëria në katër vitet e ardhshme do të kalonte 6 vende të Bashkimit Europian, por kjo është redaktuar me kujdes në versionin zyrtar, të publikuar të programit. Madje m’u duk se edhe vetë kryeministri, që e lexoi këtë program pa entuziazëm dhe me sforcim të madh, nuk kishte besim se do të ndryshojë gjë në katër vitet e ardhshme. Sepse, në thelb, nuk u tha asgjë e re, vetëm u përsërit kënga e katër viteve më parë me një orkestrim të ri.
Programi përcakton parametrat ekonomikë optimalë për katër vitet e ardhshme dhe si të tillë përmend inflacionin, borxhin publik dhe deficitin buxhetor. Të ndalojmë te këto parametra vetëm një moment: borxhi publik i brendshëm dhe i jashtëm ka kaluar 56% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) e deficiti buxhetor vetëm është thelluar, sidomos në 2008-ën dhe 6-mujorin e parë të 2009-ës. Deficiti buxhetor në programin e mëparshëm të qeverisë ishte parashikuar deri në 4.55% e PBB-së. Sipas FMN-së, deficiti i 2008-ës arriti në 5.75% dhe për vitin 2009 parashikohet 6.3% ose më i larti midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Natyrshëm lind pyetja, me çfarë të ardhurash do ta ulë borxhin publik dhe balancoj buxhetin qeveria e re? Të ardhurat nga doganat vazhdojnë të ulen jo vetëm nga konjektura botërore, por edhe për shkak të uljes së importeve prej frenimit të prodhimit dhe prej uljes së konsumit për shkak të rënies së fuqisë blerëse. Për shkak të krizës në vend, aktiviteti i biznesit është frenuar dhe, si rrjedhojë, edhe të ardhurat nga tatim-fitimi kanë rënë 7.2% n% krahasim me 2008-ën. Dhe këtu as nuk po i hymë analizës së shpenzimeve stratosferike që do t’i duhej të bënte qeverisë për të përmbushur premtimet që ndërmori katër vite më parë e që po i përsërit sërish tani.
Aspekti më problematik i programit ekonomik të qeverisë është ajo çfarë nuk thuhet në të. Në program nuk përmendet as edhe një parashikim i vetëm për rritjen ekonomike që do të ketë vendi dhe për të ardhurat për frymë - dy tregues primar - me të cilat lidhet direkt niveli i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe niveli i jetesës. Në programin e 2005-ës, qeveria përcaktonte qartazi synimin për rritje të PBB-së nga 6%-8%. Sa do të jetë rritja ekonomike dhe të ardhurat për frymë në 4 vitet e ardhshme? Është një rast unik që në një program qeverie nuk parashikohet rritja ekonomike. Është një rast unik që në një program qeverie nuk thuhet asnjë fjalë se si do të ndryshojë kontributi i degëve kryesore të ekonomisë gjatë katër viteve të ardhshme. A mos vallë janë harruar të përmenden? Unë mendoj se jo.
Problemi është shumë më i thellë dhe lidhet me themelet e gabuara ku mbështetet ky program. Programi supozon që Shqipëria ka një ekonomi të lulëzuar, e cila ndryshe nga e gjithë ekonomia botërore nuk është frenuar nga kriza. Por, me gjithë përpjekjet e qeverisë për ta sheqerosur krizën ekonomike me pretendime për rritje spektakolare të Produktit të Brendshëm Bruto në nivelin 8%, që supozohej ta vendoste Shqipërinë në vendin e parë në Europë dhe në botë për mosprekje nga kriza, realiteti rezulton ndryshe. Të dhënat e palëve të treta si FMN-ja dhe Agjencia e Inteligjencës Amerikane, qartazi tregojnë se ekonomia shqiptare nuk u rrit 8% në 2008. Madje, edhe stimulimi për 6% rritje të PBB-së ofrohet me shumë rezervime dhe kujdes. Për më tepër, Shqipëria nuk është as e para, as e dyta e as e dhjeta apo e njëzeta për nga rritja ekonomike, por zë vendin e 56-të në botë pas vendeve si Butani, Ruanda, Kirgistani e Uganda. Ndërkohë që të njëjtat burime konfirmojnë se në Europë ka plot shtete, ekonomia e të cilëve është rritur më shumë se Shqipëria, përfshirë këtu Rumaninë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Sllovakinë.
Këtë konkluzion e konfirmon edhe raporti më i fundit i Bankës së Shqipërisë, i cili jep një imazh të zymtë të ecurisë së sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Prodhimi në sektorin bujqësor për vitin 2009 ka rënë dhe pritet të bjerë me 4.5% deri në fund të vitit 2009 në krahasim me 2008. Ky fakt është domethënës dhe shqetësues, sepse keqëson situatën ekonomike të thuajse 50% të popullsisë që jeton në zonat rurale. Kjo pjesë e popullsisë jo vetëm që është e paasistuar nga qeveria, sepse konsiderohet si “e vetëpunësuar” – nënkupto “e lënë në mëshirë të fatit” – por, edhe ata pak njerëz që kanë një copë tokë e ca të mbjella, po përballen me rënie të prodhimit dhe, si rezultat, të të ardhurave të tyre. Analiza për sektorin e industrisë është akoma më e errët. Vetëm në tre muajt e parë të 2009-ës, sektori i industrisë ka rënë me një ritëm dyshifror prej 13.2%. Tkurrja e këtij sektori dhe ritmi i kësaj tkurrje është një goditje e rëndë për ekonominë e sotme, pasi do të thotë që mjaft biznese janë mbyllur dhe numri i sipërmarrësve të falimentuar dhe të papunëve është rritur. Sigurisht, konsekuenca më imediate e papunësisë dhe e falimentimit është rënia e të ardhurave. Në program jo vetëm nuk parashikohet asnjë masë antikrizë, por arrihet deri aty sa kriza ekonomike e Shqipërisë nuk konsiderohet as edhe një herë të vetme në 57 faqe program.
Në program nuk flitet asnjë fjalë për familjet në zonat rurale. Si do të ndryshojë niveli i jetesës së tyre, me se do të jetojnë ato? Programohet që çdo familje fshatare të ketë internet, por nuk programohet që të ketë bukë, ushqim të mjaftueshëm dhe ujë e drita. Ky program e ka fshatarin jashtë vëmendjes së qeverisë. Qeveria interesohet të rrisë investimet në kullimin e në mbrojtjen e tokës, që do të krijojë mundësinë për disa tendera e favore më shumë, por nuk merr asnjë angazhim të rrisë të ardhurat e familjeve fshatare. Pa komentuar pastaj për historinë e Internetit në familjet fshatare, që është groteske njëlloj si ajo e Internetit në të gjitha shkollat e fshatit, të cilat janë ende pa dyer e dritare. Premtohet barazimi i pensioneve të fshatit me ato të qytetit. Por po në të njëjtin seksion thuhet se pensionet në qytet do të rriten 10% dhe në fshat 15% çdo vit. Aritmetika e thjeshtë nxjerr se pas katër vitesh pensionet e fshatit do të rriten rreth 20% më shumë se të qytetit, pra nuk mund të barazohen. Madje, për rreth 150 mijë pensionistë në fshat rritja e pensioneve do të jetë 25% më e vogël se rritja që përfituan në katër vitet që shkuan, ndërkohë që për rreth 280 mijë pensionistë në qytet rritja do jetë vetëm 9% më e lartë.
Themelet janë të gabuara edhe në shumë aspekte të tjera të zhvillimit të vendit. Programi mbështetet në vazhdimin e reformave të nisura në sistemin e drejtësisë, ndërkohë që tashmë është një fakt i ditur, se për një reformë të tillë në katër vitet që shkuan nuk u arrit të përgatitej as strategjia e reformës. Programi mbështetet në vazhdimin e reformës së garantimit dhe gëzimit të pronës, kur dihet se çështja e pronësisë është nga pikat më të dobëta të qeverisjes së mëparshme. Programi mbështetet në vazhdimin e reformave në administratën qendrore, reforma të cilat kanë tërhequr kritikat kryesore të institucioneve ndërkombëtare për dështimin e tyre në reformimin e administratës. Programi mbështetet në vazhdimin e luftës kundër korrupsionit, kur dihet shpërdorimi i madh i fondeve publike dhe deri manipulimi i proceseve gjyqësore të lidhura me to.
Këto janë reflektimet paraprake mbi një program që nuk jep asnjë shpresë për ndryshim, por që vetëm përsërit, madje të deformuar, programin e parealizuar të katër viteve më parë. Ky program konfirmon plotësisht vlerësimet negative të paralajmëruara nga Partia Socialiste për këtë qeveri. Qëllimi i kësaj analize fillestare, të cilën do ta thellojmë më tej për çdo sektor e çdo aspekt të programit, është të vërë në dukje nevojën imediate për politika që rrisin mirëqenien, ulin papunësinë – të cilën qeveria as nuk begenis ta masë saktazi dhe e quan papunësi administrative – luftojnë krizën ekonomike dhe shtojnë të ardhurat. Në fund të ditës, shqiptarët kanë nevojë për një mirëqenie reale, jo për deklarata dogmatike të përsëritura që nuk i shërbejnë askujt.
*Deputete e PS