Kule: Në prill nisim akreditimin
Ka përfunduar vetëvlerësimi i tetë fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe brenda muajit prill pritet të nisë procesi i akreditimit, i cili do të bëhet nga një agjenci gjermane. Kështu shprehet rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. "Pas përfundimit të vetëvlerësimit, është faza e akreditimit që ne do ta bëjmë me një agjenci gjermane, agjenci e njohur në rrjetin evropian që bën procedura të tilla. Brenda muajit prill e përfundojnë raportin dhe pas përfundimit të raportit do të bëhet mbledhja e senatit" tha Kule.
Në procesin e akreditimit do të përfshihen një sërë kriteresh, që nga mënyra e mësimdhënies, kurrikulat e deri tek kualifikimi i stafit pedagogjik, si dhe infrastruktura. "Kriteret janë të njëjta kudo dhe në bazë të kritereve bëhet edhe vetëvlerësimi i situatës dhe i gjendjes së fakulteteve të ndryshme. Këtu përfshihen të gjithë elementët që kanë të bëjnë me procesin e mësimdhënies, resurset humane, stafi pedagogjik, niveli i tij", tha Kule. Tashmë, me përfundimin e vetëvlerësimit pritet që senati brenda dy javësh të marrë në shqyrtim raportin përfundimtar e më pas të fillojë procesi i akreditimit, i cili është i pari për Universitetin e Tiranës.
Çështja e akreditimit të universiteteve, si atyre publike ashtu edhe private mbetet ende e hapur në vendin tonë. Kjo për faktin se fillimisht u deklarua se do të ishte një kompani ajo që do të bënte akreditimin e të gjithë institucioneve të arsimit të lartë. Kjo kompani do të përzgjidhej përmes një procesi tenderues dhe kriteret e vlerësimit do të ishin njëlloj për të gjithë. Dhe më pas supozohej që të hartohej edhe një listë me universitetet më të mira dhe me ato që ofronin cilësi më të dobët mësimdhënie. Një gjë e tillë, sipas specialistëve të arsimit, do të ndikonte më pas edhe në një përcaktim më të drejtë të tarifave universitare për studentët, të cilët do të orientoheshin më mirë.