Kule: Nëse Bashkia hesht, atakim në rrugë gjyqësore
16/10/2009 Ngritja e godinës pranë Fakultetit Ekonomik, kundër edhe UT-ja
Bashkia të anulojë lejen e ndërtimit
“Leja e ndërtimit të dhënë nga Bashkia e Tiranës për ngritjen e godinës ngjitur me Fakultetin Ekonomik duhet anuluar.” Kjo deklaratë është bërë gjatë ditës së djeshme nga kreu i Universitetit të Tiranës, i cili ka aprovuar shqetësimin e ngritur një ditë më parë nga studentët e këtij fakulteti. Rektori i UT, Dhori Kule, i ka kërkuar kryebashkiakut Rama të anulojë lejen e ndërtimit për godinën, pasi bie në kundërshtim me një prej vendimeve të vetë Bashkisë, nëpërmjet të cilit jepet urdhër për prishjen e objekteve në oborrin e Fakultetit Ekonomik. Problemi i ngritjes së kësaj godine daton që në vitin 2003, kur është anuluar leja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të asaj kohe. "Aty është dhënë një leje nga Bashkia e Tiranës, e cila në vitin 2003 nga Këshilli Rregullues i Republikës, ish-kryeministri Nano, është anuluar. Bashkia e Tiranës ridha leje në vitin 2005, përsëri ka një vendim të KRRTRSH-së së Republikës, që e ka shfuqizuar vendimin e KRRTRSH-së së Bashkisë së Tiranës dhe ka urdhëruar fillimin e procedurave për shpronësimin për interes publik", - ka deklaruar Kule. Megjithatë, ky institucion është i vendosur që t’u futet proceseve gjyqësore për zgjidhjen e këtij problemi, në rast se Bashkia nuk do të nxjerrë urdhrin për pezullimin e këtyre punimeve. "Bashkia e Tiranës ta anulojë atë leje dhe të gjendet kudo në destinacionin përkatës, që ata që duan të kryejnë këtë lloj veprimtarie ta bëjnë në ambiente që ka kompetencë institucioni bashkiak”, - ka vijuar rektori. Ndërkohë ai ka shtuar se në bazë të ligjit të urbanistikës Qyteti Studenti dhe zonat universitare administrohen e komandohen vetëm me leje nga Këshilli i Rregullimit të Territor në shkallë vendi. Gjithashtu dy ditë më parë studentët e këtij fakulteti kanë bojkotuar procesin mësimor pa afat, pra deri në zgjidhjen e këtij problemi. Fakultetet në vend vuajnë mungesën e ambienteve për shkak të shtimit të vazhdueshëm të prurjeve të reja, ndërkohë që kapacitetet mbeten po të njëjtat. Madje, shumë prej fakulteteve gjatë katër vjetve të fundit kanë pasur problem me godinat e tyre, ndaj është bërë dhe zhvendosja e studentëve në godina të tjera.
Pezullimi
"Bashkia e Tiranës ta anulojë atë leje dhe të gjendet kudo në destinacionin përkatës, që ata që duan të kryejnë këtë lloj veprimtarie ta bëjnë në ambiente që ka kompetencë institucioni bashkiak”, - ka vijuar rektori. “Qyteti Studenti dhe zonat universitare, sipas ligjit të urbanistikës, administrohet, komandohet vetëm me lejet e dhëna nga KRRTRSH-ja e Republikës", - ka pohuar Kule. Sipas tij, do të ketë atakime në rrugë gjyqësore, në rast se Bashkia nuk do të nxjerrë urdhrin për pezullimin e punimeve për këtë godinë.
Infrastruktura rrugore
Të verbrit apel vendorëve
Pushteti vendor duhet të ndërhyjë në krijimin e infrastrukturës së duhur rrugore për qarkullimin dhe lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara, siç janë të verbrit. Dje, në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon edhe përmirësimin e standardeve të jetesës, me dhjetëra të verbër kanë kërkuar nga dikasteret qendrore dhe ato lokale më shumë vëmendje kundrejt kësaj shtrese. Kreu i shoqatës së të verbërve u ka bërë apel njësive të pushtetit vendor që të ndërhyjnë për të përshtatur sinjalistikën rrugore me vendosjen e pajisjeve të posaçme, në semaforë, pasi jeta e tyre në çdo rast është e rrezikuar. Shkopi i bardhë shërben si një instrument për të orientuar dhe për të lëvizur në mënyrë të pavarur. Në fakt, nuk është vetëm shkopi i bardhë ai që të jep këtë mundësi. Ka nevojë që qyteti të përshtatet dhe me sinjalistikën e nevojshme, siç është sinjalistika akustike nëpër semaforë dhe sinjalistika që duhet vendosur nëpër trotuare, kryqëzime, që realizohet nëpërmjet të prekurit", - ka pohuar kryetari i shoqatës Sinan Tafaj. Sipas tij, deri më sot nuk është marrë asnjë masë nga ana e Bashkisë së kryeqytetit për krijimin e infrastrukturës së përshtatshme për këtë kategori, madje as kur situata bëhet tepër e rënduar për shkak të trafiku. "Pushteti vendor në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë nuk ka bërë deri më sot asgjë, qytetet tona nuk janë aspak miqësore nuk na japin të njëjtin shans për të lëvizur", - ka shtuar Tafaj. Aktualisht në vendin tonë numërohen rreth 10 mijë persona të verbër, të cilët jo të gjithë përfitojnë mbështetjen e duhur sipas statusit në të cilin ndodhen. Në strategjinë e re është kërkuar më shumë mbështetje për këto shtresa. Tashmë 15 tetori, Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë kujtohet në të gjithë botën. Fillesa e saj vjen nga Amerika, kur presidenti Lindon Jonson, në vitin 1964 nënshkroi një deklaratë, e cila i konsideron personat me shikim të kufizuar të denjë për të gëzuar të drejta të barabarta.