Kule, brenda dy javësh formate të reja për Bolonjën
22/02/2009 Diplomat, tërhiqet Ministria e Arsimit
Tërhiqet Ministria e Arsimit, diplomat e nivelit të parë të Bolonjës do të ndryshojnë sërish. Ndonëse pak ditë më parë drejtuesit e këtij institucioni kanë pohuar se formati i diplomave nuk do të ndryshojë, ky vendim është kthyer mbrapsht. Kjo do të thotë se senatet akademike tashmë do të përcaktojnë edhe modelin e ri që do të shpërndahet për të gjitha fakultete, që prej disa javësh janë hedhur në protesta masive dhe bojkot mësimi. Shpërndarja e diplomave të reja pritet të bëhet gati brenda një harku kohor prej dy javësh. Lajmi është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, i cili është shprehur se studentët do të pajisen me diploma të reja, formati i të cilave do të miratohet nga senatet e universiteteve. Ndërkohë kreu i dikasterit të arsimit Fatos Beja ka shfuqizuar udhëzimin nr. 26 të korrikut 2008. Udhëzim ky që në diplomat e nivelit të parë të Bolonjës nuk kishte të specifikuara në formatin përkatës, pasi nuk specifikonte profilin që studenti kishte mbaruar gjatë tre vjetve të shkollës së lartë. Veprimi i ndërmarrë nga MASH është cilësuar nga rektori Kule si veprimi më i rëndësishëm, pasi u rikthen të drejtat ligjore sërish senateve akademike dhe nuk paraqet shkelje të legjislacionit. Sipas udhëzimit që ka përcjell ministri i Arsimit, në pikën 9 thotë: “Udhëzimi 26 i datës 14.07.2008 revokohet. Kjo është hera e parë, e theksoj dhe një herë, është shumë e rëndësishme. Atje ku ka për titull, do të ketë titull; atje ku ka degë, do jetë me degë, pra nuk ka më qëndrime antiligjore", - ka pohuar Kule. Megjithatë, vendimi i marrë ka ardhur si pasojë e protestave të shumta të zhvilluara nga studentët, fillimisht ata të degës së gazetarisë dhe më pas i janë bashkuar protestës edhe fakultetet e tjera të UT-së.