E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Reagim turpërues ndaj Bankës Botërore”

20/02/2009  Kodheli për qeverinë

Zëdhënësja e kryesisë së reagoi dje ashpër mbi qëndrimin e qeverisë ndaj deklaratës së Bankës Botërore. “Na vjen turp për reagimin e shëmtuar, sa qesharak aq dhe rrëqethës të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së Bankës Botërore për menaxhimin e konsideruar skandaloz të projektit të bregdetit. Na vjen turp për nivelin mizerabël me të cilin kjo qeveri e korrupsionit e përfaqëson Shqipërinë në raport me botën e përkatësisht me Bankën Botërore. Sipas saj, është e turpshme që qeveria jo vetëm nuk merr përgjegjësinë e saj të pambulueshme për menaxhimin skandaloz të projektit, por përpiqet të mbulojë mëkatin e vet duke akuzuar Bankën Botërore, madje edhe opozitën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›