Kultura gjermane mbërrin në Shqipëri
Prej disa ditësh po zhvillohen aktivitete kulturore në mbarë vendin në kuadër të “Tetori gjerman 2008”. Edhe këtë vit ProCredit Bank është mbështetësi kryesor i Javës kulturore Gjermane 2008. Në 20-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, mbështetja që i jep ProCredit Bank “Javës së Kulturës”, është një kontribut në njohjen e mëtejshme të ndërsjellë të dy vendeve. Aksionerët e fortë me prejardhje gjermane dhe me kapital shtetëror gjerman, përvoja e gjatë dhe e qëndrueshme, stafi i kualifikuar, miqësor dhe i përkushtuar, transparenca në ofrimin e shërbimeve bankare, përfitimi i rinovimit automatik të depozitës, procedurat e thjeshta etj., janë elementët kryesorë të strategjisë së kësaj banke për zhvillimin e biznesit në tregjet ku ata veprojnë. Aksionerët e ProCredit Bank Shqipëri janë: ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG me bazë në Frankfurt, Gjermani. ProCredit Bank është e pranishme në 22 vende, në: Evropën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.