E Diel, 1 Nëntor 2026

Kultura perse vjen në shqip

Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe fondacioni "Saadi Shirazi" promovuan dje librin "Kultura në Iran". Ky libër përbën një bazë të dokumentuar dhe të plotë të prezantimit të kulturës iraniane. Ai është shkruar nga studiuesi francez, Patrick Ringenberg, dhe përkthyer në gjuhën shqipe nga Natasha Rusha. Në këtë libër, kultura dhe shoqëria iraniane prezantohet në tri fusha, histori, fe dhe art, nga periudha e fillimit të qytetërimit iranian dhe deri në ditët tona. Libri përmban rreth 400 foto me ngjyra, të cilat trajtojnë tema të ndryshme nga histori dhe kultura e këtij vendi. Ky vëllim është i pari botim i plotë, i cili prezanton kulturën e Iranit dhe Persisë së lashtë për lexuesit shqiptarë. Sipas Shahrouz Falahatpisheh, drejtor i fondacionit kulturor "Saadi Shirazi", qysh në Mesjetë, kur Europa e pa veten të pamjaftueshme dhe nisi të eksplorojë botën, në drejtimin e Lindjes e të Perëndimit, duke zbuluar Indinë dhe "Indinë tjetër" përtej Atlantikut, siç e pagëzuan "kontinentin e ri" eksploratorët europianë, thoshin se "Drita vjen prej Lindjes" ("Lux ex Orientae"). "Shekulli i iluminizmit" ("le siecle de lummiere"), shekulli i romantizmit dhe shekuj të tjerë europianë që erdhën më pas, do të shihnin për një kohë të gjatë vetveten në pasqyrë të zhvillimeve të Orientit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›