E Diel, 1 Nëntor 2026

Kunati i Bashës, dy padi në gjykatë: Të hiqet sekuestroja

Prokuroria merr nën hetim ish-administratorin e Damir Fazlliç. Erion Isufi dhe ortaku i tij i drejtohen gjykatës

TIRANË- Kunati i ministrit Lulzim Basha, ish-administrator i kompanive të serbo-boshnjakut Damir Fazlliç, merret nën hetim. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, të cilët konfirmuan se ndaj ish-administratorit të kompanive të serbo-boshnjakut Fazlliç ka filluar hetimi kryesisht, pas bllokimit të llogarive bankare të kompanive që ai drejton. Ndërkaq, vetë Erion Isufi dhe ortaku i tij në dy biznese, Denis Teqja, me ndihmën e avokatëve të tyre kanë dorëzuar dy kërkesë-padi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, ku kërkojnë nga togat e zeza heqjen e sekuestros konservativetë llogarive bankare të firmave që ata drejtojnë. Këto dy kërkesa, sipas burimeve nga gjykata, janë dorëzuar të ndara nga njëra-tjetra.

Në njërën kërkesë- padi me nr. 1389, që mban datën 14 tetor dhe është firmosur në fund nga paditësi Erion Isufaj kërkohet nga gjykata heqja e masës së sekuestros ndaj kompanisë “Global Construction”sh.a dhe “Megatek” sh.a. Ndërsa shtetasi Dionis Teqja, që në kompanitë “Reno Albania” dhe “SRF Devolopment” ka kërkuar nga Gjykata me kërkesë-padinë nr. 1390 që t’i hiqet sekuestroja konservative (e bllokuar) të llogarive bankare në emër të dy këtyre kompanive. Sipas këtyre burimeve, mësohet se pas hedhjes së kërkesë padive në short elektronik, dosja me nr. 1389 me paditës Erion Isufin i ka rënë për shqyrtim gjyqtarit Sokol Tona, ndërsa kërkesë- padia me nr. 1390, me paditës Dionis Teqja i ka rënë për shqyrtim gjyqtares Shefkie Demiraj. Ndërkohë, burimet zyrtare pranë prokurorisë së Tiranës konfirmuan se për llogari të hetimit të dosjes së njohur tashmë me emrin e serbo-boshnjakut Damir Fazlliç, ndodhen në fazën e grumbullimit të të dhënave dhe verifikimit të dokumenteve të publikuara në media, si dhe në pritjen e përgjigjeve zyrtare të të gjitha filialeve të bankave në vend dhe Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Mësohet se deri më tani, vetëm zyra e Hipotekës së Durrësit ka sjellë një përgjigje, ku konfirmon se toka me një sipërfaqe të madhe në Porto Romano është regjistruar nën emrin e Damir Fazlliç dhe kompanisë qipriote “Altaria Reserch Limited”. Ndërsa nga filialet e bankave, vetëm katër shkresa kanë ardhur në Prokurori, ku evidentohen llogaritë bankare të kompanive të Erion Isufit, kompani këto të regjistruara pas vitit 2005, kohë kur mendohet se edhe serbo-boshnjaku Damir Fazlliç ka filluar bizneset në Shqipëri. Sipas prokurorisë, deri më tani organi i akuzës ka filluar hetimet kryesisht për shtetasin serbo-boshnjak Damir Fazlliç dhe Erion Isufi si të dyshuar për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, ose siç njihet ndryshe si “pastrim të parave”. Ndërkohë, arsyeja e hetimit ndaj Isufit është se në kohën e transaksioneve bankare të serbo-boshnjakut Fazlliç për shit-blerjen e pronave në Shqipëri, ka qenë administrator i bizneseve të tij.

PADIA I

Nr. i Çështjes: 1389

Dt. e regjistrimit: 14.10.2008

Paditësi: Erion Isufi

Objekti: Heqje mase e sekuestros

Gjyqtari: Sokol Tona

PADIA II

Nr. i Çështjes: 1390

Dt. e regjistrimit: 14.10.2008

Paditësi: Dionis Teqja

Objekti: Heqje mase e sekuestros

Gjyqtari: Shefkie Demiraj 

KOMPANITË

Lidhja e Erion Isufit me Damir Fazlliç

TIRANË- Më 19 nëntor të vitit 2005, Damir Fazlliç dhe administratori i tij,Erion Isufi, regjistruan dy firma të ndryshme: “SRF DEVELOPMENT” dhe “VIRTU ACQUISITONS”. Një ditë më vonë, Fazlliç dhe Isufihapën edhe një firmë të tretë, të cilën e quajtën “CROËN ACQUISITIONS”. Nga shqyrtimi i dokumenteve kuptohet qartë që firmat vetëm nga emërtimet ndryshojnë. Statutet dhe qëllimet e këtyre firmave janë të njëjta. Aktiviteti i firmave është operimi në tregun e pasurive të paluajtshme duke zhvilluar projekte ndërtimi dhe të zhvillimit urban, shitblerje dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme, dhënien e konsulencës ekonomike tregtare dhe financiare për ndërmarrjet, por edhe tregtimin , import-eksportin dhe magazinimin e mallrave të ndryshëm.Po kështu, të tre firmat kanë të njëjtën adresë si selinë e tyre qendrore,adresë qëadministratori Isufi ka lënë si vendbanimin e tij (Rr. Shilasi Dishnica, Pallati 2/4). Por duket se kohët e arta të menaxhimit të tre firmave përfundojnë me Erion Isufin, sapo ministri Lulzim Basha emërohet nga Ministria e Transporteve nëMinistrinë e Jashtme. Më 4 qershor të vitit 2007, zoti Fazlliç shkarkon “de jure” nga detyra e administratorit të firmës “CROËN ACQUISITIONS”, Erion Isufin, por ky i fundit vazhdoi të menaxhonte dy firmat e tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›