E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rralla

Jaht në ankand, pronari gabon dhe e shet për 22 euro

Një gjerman, pronar i “Jeanneau Sun Way 21”, një barkë me vela rreth 6 metër e gjatë, gabimisht, ka shitur barkën e tij për më pak se 22 euro.

Burri, sipas të përditshmeve gjermane, kishte bërë një gabim fatal kur ka plotësuar formën on-line të shitjes.

Menjëherë pasi ka mbaruar ankandi, shitësi ka refuzuar t’ia dorëzojë barkën personit që e kishte blerë, ndërsa ky i fundit, i është drejtuar rrugës ligjore dhe e ka akuzuar shitësin për mashtrim.

Shitësi ndërkohë është munduar të shpjegojë që bëhet fjalë për një gabim, por këto justifikime nuk i kanë shërbyer aspak gjykatësit të çështjes.

Edhe shoqëria që drejtonte ankandin on-line, i ka dhënë të drejtë blerësit duke thënë: “Në fakt, çmimi aq i ulët i barkës, të linte të kuptoje që ishte diçka e çuditshme, por, shitësi, kishte shumë mundësi të verifikonte korrektësinë e të dhënave përpara se t’i bënte publike ato dhe, sipas normave ligjore, barka, tani, duhet t’i kalojë blerësit, i cili pagoi".

---------------------------------------------------Kërkonte azil politik, lind në aeroport

Një zëdhënës i zyrës së doganave dhe të mbrojtjes së kufirit në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se një 28-vjeçare me origjinë nga Kamboxha, kishte mbërritur pak më parë në Amerikë për të kërkuar azil politik.

Fatou Jaw dhe tre fëmijët e saj, ishin duke pritur që të shqyrtohej dokumentacioni, por, menjëherë, gruas i nisën dhimbjet e lindjes dhe ka sjellë në jetë një djalë, para se të mbërrinte personeli mjekësor. Nëna dhe fëmijët janë dërguar në spitalin “Jamaica Hospital” dhe janë të dy në gjendje të mirë shëndetësore.

Burri i zonjës kishte marrë azil në Amerikë dhe ishte duke pritur të bashkohej me familjen në aeroport, në momentin që lindi fëmija. Ende nuk është vendosur emri i fëmijës, por mendohet të jetë Xhon Kenedi, meqë lindi në aeroportin me të njëjtin emër.

------------------------------------------------------------Një pilulë me shije qershie që lufton malarjen

Ilaçi është hedhur në treg nga një grup kërkuesish nga Tanzania dhe është prezantuar në revistën mjekësore “Lançet”. Çdo vit janë mbi një milion viktima të shkaktuara nga malaria, mes të cilave shumë fëmijë. Kërkuesit kanë theksuar që pilula nuk është e hidhur, siç janë shumë nga ilaçet që qarkullojnë dhe nuk duhet të merret para ushqimit. Ajo mund të mbahet në gojë si karamele, sepse dhe shijen e ka të tillë, shije qershie. Nuk ekziston ende një vaksinë kundër malaries, por mund të kurohet nëse kapet në kohë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›