E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca belge e pas 1 korrikut, e gatshme për heqjen e vizave

Kryeministri i Belgjikës Yves Leterme, vendi i të cilit do marrë presidencën e BE-së, thotë në një intervistë mediatike se “qeveria shqiptare ka bërë progres në përmbushjen e parakushteve teknike për liberalizimin e vizave” dhe se vendi i tij po bëhej gati për ndërmarrjen e këtij hapi, gjatë presidencës që do ta nisë 1 korrikun e ardhshëm. Kryeministri belg, Yves Leterme ka konfirmuar se çështja e azilkërkuesve shqiptarë nga Maqedonia dhe Serbia nuk ka asnjë efekt mbi heqjen e vizave afatshkurtra për qytetarët e Shqipërisë. Ai ka deklaruar se procesi është teknik dhe jo politik dhe se arritjet e Shqipërisë janë të dukshme. Leterme vuri në dukje se pritet raporti i ekspertëve të Komisionit Evropian për t’i dhënë mbështetje këtij procesi.


Zoti kryeministër, kohët e fundit është folur për një impakt të mundshëm të asaj që, meqenëse azilkërkuesit nga Maqedonia dhe Serbia të ardhur në Belgjikë janë shqiptarë, rrjedhimisht kjo do të ketë efekt negativ për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë. A është e vërtetë kjo apo është spekulim? Jo, nuk duhen nxjerrë konkluzione nga ajo që ndodhi me azilkërkuesit nga Maqedonia dhe Serbia. Kjo është në fakt rezultati i një manipulim që i është bërë atyre qytetarëve të të dyja vendeve. Pra, nuk ka konkluzion për të nxjerrë nga kjo. Madje, ndërkohë, kjo çështje është zgjidhur.


Ju keni vizituar kohët e fundit Ballkanin dhe jeni ndalur në Shqipëri. Ditët e fundit, edhe një grup eurodeputetësh e kanë vizituar Shqipërinë, duke u shprehur i impresionuar nga progresi për kriteret teknike. A e ndani këtë mendim? Mendoj, se Shqipëria ka bërë progres, por ju takon specialistëve evropianë që të na paraqesin vlerësimin e tyre global për këtë çështje. Ndërkohë, mendoj se është bërë progres nga qeveria dhe administrata shqiptare.


A është përgatitur presidenca belge, që është presidenca e ardhshme e BE-së për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën? Sigurisht jemi të përgatitur, por duhet thënë se heqja e vizave është një proces teknik, nuk është një proces politik. është në bazë të meritave të secilit vend, që do të vendoset se nëse do të aprovohet heqja e vizave afatshkurtra. Unë kam folur edhe me kryeministrin Berisha për këtë në takimin e Partisë Popullore Evropiane dhe ai është i të njëjtit mendim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›