E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vetëvaret me litar 51-vjeçar



Një 51-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Marikaj. Sipas burimeve nga policia, viktima është Bahri Bala, lindur në Durrës dhe banues në Marikaj të Vorës. Viktima është gjetur nga familjarët e tij rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Ata janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, por viktima nuk paraqiste shenja jete. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ngriti një grup pune për të hetuar këtë ngjarje.

Sipas deklaratave të familjarëve, 51-vjeçari kishte disa vite që vuante nga depresioni dhe ky mund të jetë shkaku që e çoi atë drejt vetëvrasjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›