E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtohet permbajtja e librit per 11 shtatorin

Një libër me figura për ngjyrosje, i cili përmban piktura të Qendrës Tregtare Botërore të përfshirë nga flakët, apo Osama Bin Laden që vritet nga trupat Navy Seals,  ka ngjallur mjaft debate. Publicisti ka zgjedhur këto imazhe, për figurat që duhet të ngjyrosen nga fëmijët, por kritikët mendojnë se libri pasqyron në mënyrë të padrejtë muslimanët.

Libri titullohet ”Nuk do e harrojmë kurrë 11 shtatorin” sidoqoftë shoqërohet me paralajmërimin se aktivitetet brenda faqeve të tij duhet të plotësohen nën udhëheqjen e prindërve. Por, kjo nuk ka penguar disa kritike të shprehen se libri ka dalë në shitje për të bërë para me tema të ndjeshme për amerikanët. Në shitje ndodhen tashmë 10 mijë kopje, ndërsa priten të tjera.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›