Kundërshtuan policët, dy veta në procedim
Librazhd
Kundërshtojnë tre efektivë të policisë, nis procedimi penal ndaj dy personave. Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë së Librazhdit, bëhet e ditur se rreth 02:30 të së enjtes ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për Bashkim Kostenjën, 38 vjeç, dhe Ylli Brazhdën, 28 vjeç, të dy banues në fshatin Dorëz, rreth 8 kilometra larg qytetit të Librazhdit. Sipas burimit në fjalë, procedimi ndaj tyre filloi pasi në fshatin Hotolisht kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së Komisariatit Librazhd: A.L., A.V. dhe A.B. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit Publik”.
#