E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërthëniet shtojnë misterin

Policia këmbëngul se 25-vjeçari punonte në kazino. Punonjësit e lokalit: Ishte larguar para një muaji

TIRANË - Vrasja e një të riu nga Berati dy ditë më parë vazhdon të mbetet mister për policinë e kryeqytetit. Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ekzekutimi pa autorë dhe pa vendngjarje, specialistë të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit mësohet të mos kenë ende asnjë detaj në lidhje me mënyrën e vrasjes së 25-vjeçarit Ferdinand Gjata. I vetmi dyshim qëndron në vendin ku është qëlluar i riu, i cili deri tani mendohet të jetë diku afër punës së tij. Policia tha dje, se Gjata punonte si arkëtar në një sallë lojërash fati në bulevardin “Zogu i Parë”, dhe ndonjë konflikt i mundshëm me ndonjë person apo klient mund të ketë çuar në këtë vrasje. Dje janë marrë në pyetje të gjithë personat që punonin me të dhe që mund të jenë në dijeni të ndonjë mosmarrëveshjeje të viktimës me ndonjë person apo për njerëzit me të cilët ai takonte apo frekuentohej.

Në kazinonë ku u tha se punonte viktima, punonjësit e saj nuk janë të qartë se për kë person bëhet fjalë. Ata tregojnë se para një muaji në lokalin e tyre të lojërave të fatit punonte si arkëtar një djalë nga Berati, të cilit i thërrisnin shkurt Ferdi. “Ishte një djalë brun me kaçurrela, i dobët dhe i gjatë. Por që këtu ka ikur para një muaji. Unë e mbaj mend si djalë shumë të qetë dhe që nuk kishte konflikte me asnjë”, - tregon për gazetën që nga punonjëset e kazinosë. Por ajo këmbëngul se nuk e ka të lehtë të bëjë dot lidhjen e personit me mbiemrin. “Para një muaji iku nga ne, sepse do të punonte në një kazino tjetër”, - përfundon punonjësja.

Dy ditë më parë, rreth orës 17:00 të pasdites, mbërriti në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” një djalë i ri, i cili mbërriti i plagosur me këmbët e veta dhe u kërkoi mjekëve ndihmë. Pasi e futën në sallën e operacionit, tri orë më pas, rreth orës 21:00 të mbrëmjes, Ferdinand Gjata gjeti vdekjen. Dy plumba të marrë në pjesën e veshkës i kishin shkaktuar të riut mundësinë për të shpëtuar, nga sasia e madhe e gjakut që humbi. Pas ekzaminimeve në morgun e spitalit të Tiranës, rezultoi se e shtëna ka qenë nga shumë afër dhe ka qenë fatale për viktimën.

Vëllai: “Vrasja e Fredit, e përgatitur mirë”

“Kur kam marrë vesh lajmin e hidhur për vrasjen e vëllait tim, menjëherë kam shkuar në Tiranë. Kur pashë Fredin, jam tronditur shumë, pasi ai nuk kishte konflikte me askënd. Vrasja e tij me siguri ka qenë e përgatitur mirë, pasi Fredi ishte i fuqishëm e për më tepër, po të mos i njihte njerëzit mirë, nuk futej në makinë”, deklaron 30-vjeçari Ndriçim Gjata, i vëllai i viktimës. Sipas tij, ende familja nuk ka informacion se ku është goditur me plumb 25-vjeçari, cilat janë motivet e ngjarjes etj. “Vrasja ka qenë shumë mafioze edhe nisur nga mbetja e plumbit në bark, që tregon se qitja ka qenë shumë afër, si p.sh. brenda në makinë. Madje, sipas burimeve tona, ata që e kanë qëlluar, e kanë hedhur më pas përtokë, pasi kanë menduar se ai ka vdekur”, thotë Ndriçimi. Por, duke qenë se Fredi ka qenë i fuqishëm fizikisht, ka mundur të afrohet pranë spitalit. “Ne duam të dimë nga policia informacionet që i ka dhënë efektivit blu për ngjarjen Fredi. Ndoshta ai i ka thënë se cilët ishin vrasësit”, përfundon i vëllai, duke shtuar se ajo që kërkojnë ata si familje nuk është hakmarrja, por drejtësia, vendosja e personave përgjegjës para gjyqit. Ndërkaq, policia e Beratit në bashkëpunim me atë të Tiranës kanë shoqëruar kushërinjtë e viktimës, Altin File, 27 vjeç, Arben File, 35 vjeç dhe kunatin e tyre, Enver Xhafën, që kanë qenë në magazinë në momentet e fundit që është ndodhur aty Ferdinand Gjata.

Nëna e viktimës

“Mafiozët vranë një fukara”

“E kam rritur djalin me thërrime, herë me bukë e herë pa bukë. Tani, vjen një ditë e ma vrasin mafiozët. Ata kanë vrarë një fukara, asgjë më shumë, pasi djali nuk ka pasur as pasuri e as konflikte. Unë si nënë kërkoj nga drejtësia që të zbardhet e vërteta dhe kriminelët të ndëshkohen”, tha me ngashërim Dylbere Gjata, e ëma e viktimës.

Familjarët japin variantin e tyre të ngjarjes

Ishte me kushërinjtë

U tha se do të dilte të pinte një cigare dhe nuk u kthye më, por i lajmëroi nga spitali se ishte plagosur

BERAT - Fjalët e familjarëve dje pas varrimit të Ferdinand Gjatës kanë shtuar edhe më shumë konfuzionin që mbizotëron për këtë çështje. Me lot ende të patharë në sy, prindërit e 25-vjeçarit kanë dhënë një tjetër version të punësimit të djalit të tyre dhe të personave të fundit që janë takuar me të. Ata i treguan “Korrierit”, se i biri punonte në një firmë ngarkim-shkarkimi për të fituar bukën e gojës, pasi familja me tetë persona është shumë të varfër. Sipas tyre, ai nuk punonte në kazino, ose të paktën kështu kishin ata informacion.

 “Prej 6 muajsh djali ishte larguar nga shtëpia dhe punonte në firmën “Aksa”, prapa hotel “Pezës”, së bashku me pesë kushërinjtë e tij, djemtë e hallës”, thonë Luani, 65 vjeç, i ati i viktimës. Sipas babait që i është thyer zemra, i biri që njihej si një djalë mjaft i qetë dhe pa probleme, punonte njëkohësisht duke furnizuar edhe dyqane të ndryshme. Të afërmit bëjnë të ditur se ditën e ngjarjes, pasi kishte mbaruar punë në firmën ku punonte, Ferdinandin e

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›