Kungujt dhe sqetullat
Edmond Tupja
Sot kungujt janë bërë aq nazelinj saqë nuk e durojnë dot erën e djersës nën sqetull, prandaj shumë personalitete që duan të provojnë se proverbi "nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull" s'është më fare i saktë dhe se, rrjedhimisht, nën një sqetull ...mund të mbahen disa kunguj, kujdesen për higjienën e sqetullave të tyre: i lajnë ato me sapun tualeti dhe u vënë patjetër deodorant; për këtë arsye kungujt po e shpalosin ashiqare gëzimin e tyre dhe po pranojnë me kënaqësi të strehohen çift nën një sqetull.
Gjithsesi, duhet të jesh xhongler i përsosur për të mbajtur dy a më shumë kunguj nën një sqetull. Por ja që paska të tillë në sfera të ndryshme të jetës shqiptare; prej disa dekadash njoh personalitete që janë, për shembull, zyrtarë të lartë dhe, njëkohësisht, anëtarë të disa bordeve, komisioneve, jurive etj., etj. Por këta xhonglerë janë të një niveli shumë më të lartë sidomos në botën e jashtëzakonshme, të admirueshme, gati fantastike të politikës shqiptare. Sa për ilustrim serioz, le të marrim krerët e respektueshëm të dy partive më të mëdha të vendit tonë të veçantë: në këtë çast, kreu i bluve është njëkohësisht edhe kryeministër, kurse kreu i rozëve është edhe kryetar bashkie. Pra, secili syresh mban (të paktën deri tani) dy kunguj nën një sqetull.
Po të shohim për një çast përtej kufirit, a do të mund të pohojmë me siguri se edhe andej, ta zëmë në Itali e në Francë, shembulli i Berishës e i Ramës ndiqet me po aq lehtësi nga homologët e tyre? Për t'i dhënë një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje, para së gjithash duhet verifikuar në se ata kanë të njëjtin proverb si në shqipe, pra, me kunguj dhe sqetulla. Nga një kërkim i shpejtë që bëra nëpër fjalorë më del se francezët thënkan "il ne faut pas courir deux lièvres à la fois" (d.m.th. "nuk duhet vrapuar pas dy lepujve të egër njëkohësisht") dhe italianët "non bisogna mettere troppa carne al fuoco" (d.m.th. "nuk është e nevojshme të vësh tepër mish në zjarr"). Pra, as që bëhet fjalë për kunguj e sqetulla. Pastaj, duhet parë konkretisht në terren si veprojnë kryetarët e partive. Megjithatë, si politikanët italianë ashtu edhe ata francezë punën e paskan me mishin, kurse tanët me zarzavate e fruta, a thua se janë vegjetarianë. Por, në fund të fundit, tanët më duken më të përparuar.
Duke kërkuar në Fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 2006 proverbin në fjalë, zbulova diçka interesante: ekzistoka edhe varianti "nuk mbahen dy shalqinj nën një sqetull". Aty për aty, duke qenë modestisht autori i të parit fjalor erotik të gjuhës shqipe (Botimet Ora, Tiranë, 2004), emri "shalqi" më jehoi erotikisht në veshë e mendje, sepse Erosi aq ëmbëlsisht djallëzor më shtyu ta ndaja në rrokje: "shal-qi"; pastaj, m'u kujtua se fjala "shalqi" ka për sinonim fjalën "karpuz", edhe kjo me kumbim erotik, kryesisht për shkak të tri shkronjave të saj të para. Për pasojë, dashur pa dashur, në përfytyrimin tim edhe kreu i bluve, edhe kreu i rozëve u shfaqën papritmas si statuja perëndish të lashta itifalike në dyluftim e sipër!
Sidoqoftë, pak rëndësi ka nëse janë kunguj apo shalqinj / karpuzë ato çka mbajnë nën sqetull zotërinjtë në fjalë, kryesorja është që ata, ndryshe nga ne, vdekatarët e rëndomtë, janë xhonglerë të mahnitshëm në arenën e cirkut të politikës shqiptare. Por edhe sikur një ditë të mos jenë më në gjendje të mbajnë dy kunguj apo shalqinj / karpuzë nën një sqetull, ata fare mirë mund të na e mbyllin gojën duke na thënë: "Edhe në mos u mbajtshin dy kunguj apo shalqinj / karpuzë nën një sqetull, pse kemi dy sqetulla?" Logjikë e pakundërshtueshme, që hedh poshtë tërë përvojën e popullit shqiptar ku mbështetet proverbi me një sqetull të vetme!
Përfytyroni tani sikur njeriu të kishte tri a më shumë sqetulla: Ç'masakër mund të bëhej në fushat ku kultivohet zarzavati apo fruti në fjalë! Do të na merrte malli për kunguj, shalqinj apo karpuzë, madje rrezik të rivihej në përdorim nergut për këta sistemi i triskave apo i tallonave. "Kot e ke që qesëndis, zoti profesor - do të më thoshte miku im emigrant Vangjel Lezeti - nuk çalon politikani nga sqetulla!
Dje, për shkak të një shoqërimi idesh, sesi m'u kujtua, tek shkruaja këto radhë, një plak me sklerozë që, dikur në plazh, po shpëlahej nën dush nga rëra dhe që, befas, nisi të kërkonte diçka me shqetësim sa nën njërën sqetull aq edhe nën tjetrën. Unë, me shaka, e ngacmova duke i thënë: "Xhaxho, ç'të ka humbur, ndonjë kungull që ke mbajtur tërë jetën nën sqetull?" - "Jo, mor, jo, m'u përgjigj i alarmuar, jo kungull; pastaj s'janë një, por dy, veçse nuk po i gjej dot!" I gjori, kishte ngatërruar sqetullat me nënbarkun! Uroj e shpresoj me gjithë shpirt që asnjë politikan, sado xhongler të jetë sot, të mos preket nga skleroza në plazh!