Kuota 30 % - një hap pozitiv për emancipimin e shoqërisë sonë
Ne “Kodin e te drejtave themelore te BE” (neni 23) thuhet: “Barazia ndermjet burrave e grave duhet siguruar ne te gjithe fushat”. Mjerisht ne 8 vitet e qeverisjes se saj PS-ja nuk perfilli kerkesat dhe impenjimin e opozites e te shoqerise civile per zbatimin e parimeve demokratike dhe te drejtave themelore te grave.
Ndjehem krenare qe, krahas hapave te sigurte e vendimtare drejt anetaresimit ne NATO dhe arritjeve te tjera shume te rendesishme, ne kete mandat te PD-së u vendos ligji per barazine gjinore. Jam e bindur qe barazia ligjore do te coje patjeter, shkalle pas shkalle, drejt barazise reale. Edhe pse disa analiste jane skeptike dhe e konsiderojne ndryshimin e ri ne Kodin zgjedhor si nje mase artificiale, qe s’mund t’i ndryshoje raportet shoqerore, une jam optimiste dhe mendoj te kunderten. Eshte nje hap pozitiv.
Vendosja e kuotes prej 30% te perfaqesimit te grave ne parlament shenon nje shkalle emancipimi te politikes, por edhe te shoqerise shqiptare. Perfaqesimi me i gjere i grave ne parlament, shoqeruar me nje perfaqesim me te plote ne instanca drejtuese shteterore, fillimisht shenon nje kuote te detyrueshme, nje cak per t’u arritur, por me pas do te shenoje nje pikenisje per kuota te reja, sic ka ndodhur ne vende te tjera te zhvilluara perendimore. Perfaqesimi me i gjere i gruas ne jeten politike e shtetërore kushtezon edhe demokratizimin e metejshem si dhe mireqenien e shoqerise.Duke rrezatuar kulture, qytetari, humanizem, mirekuptim e pergjegjshmeri, gruaja do te sjelle alternativa te reja konkrete e te realizueshme ne vendimarrje, pasi gruaja i ndjen dhe i perjeton me teper problemet e perditshme te jetes. Duke e afruar politiken me shqetesimet e njerezve te thjeshte, gruaja do te rrite dinjitetin, jo vetem te gjysmes se popullsise, por edhe te krejt shoqerise. “Gjithe forca kombetare vjen nga familja” - thote Heriat. Dhe ne familje jane grate ato qe lindin, rritin e parapergatitin te ardhmen, shpresen. Ndersa Viktor Hygo thote: “Dy te paret deputete te popullit jane Nena dhe Mesuesi”. Grate merren me shume me femijet dhe te rinjte, ato perpiqen me teper per permiresimin e kushteve apo persosjen e harmonise familjare. Edhe femijeve ato perpiqen t’u ofrojne gjithcka qe ka munguar ne kushtet e jeteses nen diktature, por t’u ofrojne edhe cilesite e nenave qe kane mbijetuar e rezistuar me dinjitet. Vajzat dhe grate duhen degjuar, respektuar e vleresuar, sic u takon. Forumi i Gruas Demokratike nuk eshte i shkeputur, por i lidhur organikisht me strukturat e PD-se dhe terheq, gjithnje e me teper, pa dallim moshe, vajza e gra te afta, qe presin te aktivizohen e te angazhohen, per t’u shkeputur nga rutina e jetes se perditshme, ne emer te dickaje me te larte e me te madhe. Nga ky kontigjent vetvetiu dalin grate perfaqesuese ne vendimarrje.
Nga radhet e PD-se kane dale plot gra te rralla e dinjitoze, qe perfaqesojne ngjyrat me te bukura te idealeve tona. Ndjehemi vertet krenare, qe per here te pare ne histori, parlamentin shqiptar e kryeson nje grua e afte, e perkushtuar, me vizion te gjere dhe mjaft e vleresuar ne Shqiperi dhe jashte saj. Ka edhe mjaft te tjera qe e thone fjalen e tyre me kompetence ne parlament dhe ne forume te tjera drejtuese. Por sa do te fuqizohet zeri i atyre grave, kur te bashkohet me zerin e mjaft zonjave te tjera te afta intelektuale. Jam e bindur qe grate, aq te perkushtuara ne familje e ne shoqeri, do ta thone fjalen e tyre plot vendosmeri, ne mbrojtje te idealeve te demokracise, te programit te PD-se e te reformave te saj transformuese.
Pjesëmarrja me e gjere e gruas ne vendimarrje do te kondicionoje nje lufte me te ashper e me efikase kunder trafikut te vajzave e femijeve, kunder korrupsionit dhe kontrabandes, fenomen qe duhet goditur gjithnje e me me force, edhe pse treguesit pozitive jane ne rritje. Jane meshkuj ata qe merren me trafiqet e shemtuara. Jane meshkujt, me superiore vetem ne fuqine fizike, ata qe dhunojne grate e qe kerkojne te sundojne ne mjaft raste, jashte cdo logjike.
Koncepti maskilist tek ne, vecanerisht ne zonat rurale, ka qene mjaft i fuqishem. Duke mbajtur pushtetin ne familje, mjaft burra kane synuar ta mbajne ate edhe ne jeten shoqerore e politike. Reminishenca te kanunit, te pjeseve me negative te tij, ndeshen edhe sot, vecanerisht ne zonat me te prapambetura. Varësia ekonomike ka pasur efektin e saj me te madh. Burrat e dhunshem, me sjelljen e tyre ne familje, ndikojne negativisht edhe tek femijet, vecanerisht tek djemte. Nje prind konservator, injorant e i dhunshem vret vajzen e tij, sepse ajo vjen vone ne shtepi, pas takimit me te dashurin. Me c’te drejte ai qe e ka sjelle ne jete kerkon edhe t’ia marre asaj jeten. Raste te tilla kriminale na sjellin padrejtesisht, ne faqet e para, madje edhe me fotografi te krimineleve, mjaft gazeta te perditshme. ǒmesazh sjellin ato, cfare edukojne?!
Me kenaqesi verejme se sot barrierat ndërgjinore po shemben gjithnje e me teper, tregues ky i integrimit qe synojme drejt Evropes. Diskriminimi i gruas vjen duke u ngushtuar. Me zhvillimet e reja shoqerore, paragjykimet tradicionale patriarkale po zbehen gjithnje e me teper. Edhe ligji per barazine gjinore shenon nje kontribut ne kete drejtim. Vajzat jane ato qe mesojne me mire e me teper dhe kane rezultate me te larta ne shkollat e mesme. Edhe ne universitet ecin me mire se djemte, pavaresisht se me nje ritem me te ulet, sepse shpejt ato behen nena-prinder. Edhe pse persa i perket arsimimit jane me te suksesshme se meshkujt, femrat aktualisht jane me pak te vendosura ne vende me pergjegjesi. Por, sic eshte numri me i madh i mesueseve femra, edhe ne universitete vjen duke u rritur numri i pedagogeve femra.
Nga radhet e grave mesuese, juriste, mjeke, inxhiniere, ekonomiste etj ka plot te atilla qe me mendjen, zemren, energjite dhe pasionin e tyre do te sjellin ndryshimin e duhur. Si misionare te verteta ato rritin shpresat per te evidentuar me mire vlerat dhe aftesite e tyre ne gjirin e shoqerise sone. Polítika s’ka pse te mbetet me monopol vetem i burrave. Nese duam qe ajo te behet me realiste, me humane si dhe me e ndjeshme ndaj varferise, veseve, dhunes, trafiqeve e korrupsionit, qe te kete me teper tolerance e mirekuptim, duhet te afroje grate e afta dhe dinjitoze, te cilat nuk jane as me inferiore, as me te paafta dhe as me te dobta sesa burrat. Aspak.
Autorja e shkrimit është anëtare e kryesisë së PD-së
...