E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e re - autostrada e Orikumit

Një rrugë e gjerë e madhe mbuluar nga çakulli po merr jetë prej disa kohësh mespërmes pallateve të reja të qytetit turistik të Orikumit. Ne quajmë “autostrada e Orikumit’, por në fakt ky aks rrugor është unaza e re që po ndërtohet për qytetin e Orikumit. Vetëm 2 muaj pas përurimit dhe shiritprerjes nga Kryeministri Sali Berisha, unaza e re e bukur mespërmes lagjeve të reja po depërton deri në buzë të detit. Çfarë të dhënash ka unaza e re, që ndërtohet për herë të parë në këtë zonë turistike të këtij qyteti; Financimi: 94450132 leke - Financues janë tre palë: Banka Botërore, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit si dhe Bashkia e Orikumit. Autoriteti kontraktor MPPTT, kontraktoi “Spartaku shpk” dhe “Cobein sh.p.k”. Fillimi i punimeve u regjistrua me 15 korrik 2008 dhe si afat përfundimi është 15 mars 2009 ose 8 muaj nga koha e fillimit. Rruga në këto dy muaj po zgjerohet, po hapet trase e re, po hidhet çakull, u hap kanali kullues, u vendos një tombine, u shtrua një pjesë me çakëll dhe po vijon me ritme të përshpejta pothuajse çdo ditë. Skrepa dhe makineri transporti gjen çdo ditë në vlugun e punës në unazën e re të qytetit të Orikumit. Pas inaugurimi unaza e re pritet që vitin e ardhshëm kryesisht në tremujorin e parë, të bëhet e kalueshme. Kështu me fillimin e sezonit turistik në këtë zonë dhe me ngrohjen e motit për stinën e verës, plazhi dhe turistët do të kenë një rrugë të re të standardeve perëndimore, ndërkohë që lagjet e qytetit të Orikumit do të lidhen ndërmjet saj. Shtrija e kësaj unaze deri në breg të detit do të bëjë të vizitueshëm qytetin e Orikut dhe më tej gjirin e Karaburunit.
Një qytet turistik që po shpalos hapur dhe bindshëm zhvillimin e tij të vrullshëm. Ky është Orikumi, qyteti që nesër mund të jetë qyteti i parë turistik në Gjirin e Vlorës. Premisat dhe ritmet e zhvillimit e parathonë këtë. Dikur Lukiani shkruante se “këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta i vë në lëvizje dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve”. Mbas Karaburunit gjendet një liman që quhet Gramata e banorët i thërrasin Grama. Ky liman, në ditët e sotme, është një kompleks, me tuma, qeramikë, amfora nënujore, aty është gjetur dhe një anije me vela ilire. Dijetari i shquar gjerman Hans Treidler ka shkruar se Gramata e sotme ka qenë limani i fisit të vogël ilir Encheler, që nuk mund të dilte drejtpërsëdrejti në Orikum, ku ish vendosur kolonia greke, ndërsa mitologu grek Apolonius Phoius thotë se Zeusi i drejtonte vetëtimat për të dëbuar xhindin e racës së Encheler. Në një nga shpellat e famshme të kësaj zone do të strehohej, për t’u ruajtur në shekujt që do të vinin më pas, edhe ulqinakasi i famshëm Haxhi Aliu, emrin e të cilit e mban kjo shpellë sot e kësaj dite.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›