Kuota 30% e grave, emrat që ndryshojnë në listën e PS-së dhe të PD-së
PS-ja ndryshon listat e kandidatëve në tri qarqe të vendit. Për PD-në, Dhori Kule lë Beratin dhe zëvendëson Migena Reçin në Tiranë
Luis Tanushi
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë ndryshuar listën e kandidatëve për deputetë në Parlamentin e ardhshëm. Shkaku për ndryshimin e listave ka qenë mosplotësimi i kuotës 30% të grave që përcakton Kodi Zgjedhor. Ndryshimet e kryera nga PS-ja janë bërë para shqyrtimit të tyre nga KQZ-ja. Kodi Zgjedhor përcakton që në qoftë se partitë politike duan të bëjnë ndryshime, më parë ato duhet të shqyrtohen nga Komisioni. Partitë që kanë probleme me listat kanë afat 32 ditë para datës së zgjedhjeve që t’i bëjnë ato. PS-ja ka bërë tri ndryshime emrash në qarqet e Shkodrës, Kukësit dhe të Lezhës. Dy ditë më parë PS-ja dorëzoi listën e re në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Edhe Partia Demokratike ka bërë ndryshime, ku dy emra janë zhvendosur në qarqe të tjera.
PS-ja
Ndryshimet në listën e kandidatëve nga Partia Socialiste vijnë pas debateve të KQZ-së në lidhje me plotësimin e kuotës 30% të grave. Më qarkun e Shkodrës, në vend të Helidon Beles do të konkurrojë Zana Golemi. Në qarkun e Kukësit PS-ja ka ndryshuar renditjen e kandidatëve. Tatjana Kërxhaliu, që ka qenë e katërta në listë, me ndryshimet e fundit do të jetë e treta. Rexhep Ukperaj, nga i treti do të zhvendoset një pozicion më poshtë, duke shkuar i katërti. Në qarkun e Lezhës është hequr emri i Fran Markut dhe është zëvendësuar me një kandidate femër. Partia Socialiste nuk e kishte plotësuar numrin e grave që duhet të ishin në listat e grave. Kjo forcë politike në listat paraprake kishte plotësuar vetëm 22%. Mësohet se kjo forcë politike do të lërë të njëjtën listë që ka dorëzuar ditën e martë.
PD-ja
Partia Demokratike ka bërë disa ndryshime në listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. Dy prej lëvizjeve që PD-ja ka bërë në listat që po studion grupi prej 12 juristësh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë të bëjnë me ndryshim qarku. Kështu, Dhori Kule do të ikë nga qarku i Beratit dhe do të kandidojë në Tiranë, në vend të Migena Reçit. Kjo e fundit do të kandidojë në qarkun e Beratit. Dhori Kule ishte përcaktuar i shtati në listat paraprake të PD-së për qarkun e Beratit, kurse Migena Reçi ishte vendosur që të kandidonte e 30-ta në listat për qarkun e PD-së.
Kodi
Në Kodin e ri Zgjedhor është përcaktuar që 30% e kandidateve deputete në listat parlamentare të forcave të mëdha të jenë femra. Këtë kuotë partitë politike e vendosën për të mundësuar një përfaqësim e femrave në Parlament. Dy partitë e mëdha detyrohen që një në tre emrat e parë t’i përkasë gjinisë femërore. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën e 32 përkthyesve të misionit të ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare. Kërkesa e paraqitur në KQZ u miratua me unanimitet nga anëtarët e Komisionit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi dje misionin prej 39 anëtarësh, të drejtuar nga zonja Glover, duke shënuar kështu edhe fillimin e punës përgatitore nga ana e ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit. Personeli prej 14 vetash, përfshirë edhe 25 vëzhgues afatgjatë, janë akredituar nga anëtarët e Komisionit. Ndërkohë, KQZ-ja refuzoi kërkesën e Shoqatës së Shërbimeve Sociale të Durrësit për të pasur vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në dokumentacionin vëzhguesve të paraqitur nga kjo shoqatë kishte mangësi në mjetet e identifikimit, ku disa prej tyre ishin paraqitur me certifikata që u kishte kaluar afati.
Bosh i kërkon Policisë të sigurojë zgjedhjet
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, u bëri thirrje forcave të policisë të sigurojnë që zgjedhjet të jenë më të mirat. Robert Bosh ndodhej dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në një seancë trajnimi të forcave të policisë për zgjedhjet e 28 qershorit. Bosh i ka cilësuar zgjedhjet si shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit drejt BE-së. “Procesi zgjedhor i 28 qershorit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian”, - tha ambasadori i OSBE-së në Shqipëri. Sipas tij, zhvillimi i procesit zgjedhor në përputhje me standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët do të jetë në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve. Bosh iu drejtua policëve se “kjo nuk do të thotë që të lihet pas dore lufta kundër krimit të organizuar”. Bosh vlerësoi punën e policisë në zgjedhjet e 2005-s dhe të 2007-s. Ambasadori i OSBE-së dy ditë më parë deklaroi se partitë politike mund të bënin më shumë në lidhje me transparencën e kandidatëve. Ai u kërkoi qytetarëve të pajisen me karta identiteti. Ambasadori u shpreh se kartat elektronike nuk do të përdoren vetëm për zgjedhjet, por për shumë shërbime të tjera.
23 Maj 2009