Kuotat e part-time për çdo degë të universiteteve
zirina llambro
Brenda këtij muaji, kandidatët që do të nisin studimet me kohë të pjesshme do të ulen në auditorë. Gazeta publikon të plotë numrin e kuotave të pranimit për secilën degë. Dy ditë më parë qeveria vendosi edhe për tarifat e shkollimit të cilat këtë vit do të jenë më të ulëta. Fakultetet që do të pranojnë më shumë studentë në part-time janë Fakulteti Ekonomik dhe ai i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Kështu për degët administrim –biznes dhe financë–kontabilitet janë miratuar nga 250 kuota. Ndërsa te juridiku do të pranohen 200 studentë. Sipas vendimit të qeverisë, në Universitetin e Tiranës do të nisin gjithsej studimet 1390 kandidatë. Nga sa bëhet me dije prej Ministrisë së Arsimit janë marrë parasysh të gjitha propozimet e universiteteve. “Në bazë të kapaciteteve, ata kanë kërkuar edhe numrin e kuotave. Përgjithësisht është marrë në konsideratë edhe në projektvendimin që u dërgua në qeveri”, nënvizon MASH. Brenda këtyre ditëve pritet të dalë udhëzimi i këtij dikasteri për mënyrën si do të bëhen pranimet, qoftë për programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme edhe për të gjithë ata që e kanë tashmë një diplomë, por duan të ndjekin part-time një tjetër degë. “Do të zbardhet shumë shpejt në mënyrë që brenda nëntorit studentët të jenë gati për të nisur vitin e ri akademik”, sqaron Ministria e Arsimit. Nga sa përcakton vendimi i fundit i qeverisë, në studimet me kohë të pjesshme do të pranohen gjithsej 4845 kandidatë. Ato janë shpërndarë në katër cikle. “Për programin e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme janë parashikuar 3 045 kuota, për programet e dytat të studimit 1 400 kuota. Ndërkaq për transferim studimesh dhe për shtetasit e huaj janë përcaktuar 200 vende për secilin sistem”, cilësohet në vendimin e qeverisë. Krahasuar me vitet e mëparshme, tarifat vjetore të shkollimit kanë pësuar një ulje mesatarisht prej 10 000 lekësh, por ka edhe degë të caktuara, tek të cilat ato kanë mbetur të njëjta. Për të gjithë ata që e kanë mbaruar një universitet dhe duan të ndjekin edhe një tjetër, do ta fitojnë këtë të drejtë sipas kritereve të vendosura nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë. Këtë rregull ka përcaktuar qeveria në vendimin e saj.
Kuotat e pranimit
Universiteti i Tiranës:
Histori 150 kuota
Gjeografi 150 kuota
Gjuhë Letërsi 150 kuota
Drejtësi 200 kuota
Biologji-Kimi 100 kuota
Financë-Kontabilitet 250 kuota
Administrim-Biznes 250 kuota
Psikologji 50 kuota
Punë sociale 70 kuota
Gjithsej 1390 kuota
Akademia e Edukimit Fizik e Sporteve
Fizkulturë 60 kuota
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Menaxhim Agrobiznes 50 kuota
Ekonomi e Politikë Agrare 50 kuota
Hortikulturë 50 kuota
Prodhim Bimor 50 kuota
Zootekni dhe Biznes Blektoral 50 kuota
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshku 50 kuota
Teknologji Agroushqimore 50 kuota
Agromekanizëm 25 kuota
Vreshtari dhe Enologji 50 kuota
Inxhinieri Pyjesh 40 kuota
Inxhinieri Përpunim Druri 40 kuota
Financë-Kontabilitet 50 kuota
Mbrojtje bimësh 50 kuota
Agromjedis dhe ekologji 50 kuota
Gjithsej 655 kuota
Universiteti i Elbasanit
Histori-Gjeografi 60 kuota
Gjuhë –Letërsi 60 kuota
Edukatë Qytetare 80 kuota
Punë Sociale 80 kuota
Filozofi-Sociologji 80 kuota
Administrim –Biznes 70 kuota
Financë –Kontabilitet 70 kuota
Biologji-Kimi 70 kuota
Cikli i ulët 70 kuota
Cikli i ulët parashkollor 60 kuota
Matematikë fizikë 60 kuota
Gjithsej 670 kuota
Universiteti i Gjirokastrës
Histori-Gjeografi 60 kuota
Gjuhë –Letërsi 60 kuota
Administrim Publik 30 kuota
Menaxhim Turizëm 30 kuota
Financë –Kontabilitet 30 kuota
Biologji-Kimi 60 kuota
Cikli i ulët 30 000 lekë
Cikli i ulët parashkollor 60 kuota
Matematikë fizikë 60 kuota
Gjithsej 450 kuota
Universiteti i Korçës
Gjuhë –Letërsi 40 kuota
Financë 50 kuota
Menaxhim Biznesi 20 kuota
Turizëm 30 kuota
Hortikulturë 30 kuota
Agrobiznes 50 kuota
Marketing 30 kuota Cikli i ulët 30 kuota
Cikli i ulët parashkollor 30 kuota
Gjithsej 340 kuota
Universiteti i Shkodrës
Gjuhë-Letërsi 60 kuota
Gjeografi 60 kuota
Drejtësi 60 kuota
Administrim –Biznes 90 kuota
Histori 60 kuota
Turizëm 90 kuota
Financë –Kontabilitet 90 kuota
Biologji-Kimi 60 kuota
Cikli i ulët 60 kuota
Cikli i ulët parashkollor 60 kuota
Matematikë 30 kuota
Fizikë 30 kuota
750 kuota
Universiteti i Vlorës
Infermieri 150 kuota