E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë, 30 mijë euro për barazimin

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shpërblejë me 30 mijë euro protagonistët kuqezi në barazimin 1:1 me Danimarkën. Premiot për rezultatet pozitive të Kombëtares ishin përcaktuar që prej fillimit të eliminatoreve të Botërorit 2010, por ato u "harruan" pas humbjeve të njëpasnjëshme me Hungarinë dhe Danimarkën, në kohën kur përfaqësuesja drejtohej nga Ari Han. Në atë periudhë, Shqipëria doli nga gara për vendin e katërt dhe të gjithë (duke përfshirë këtu edhe trajnerin Josip Kuzhe) u përqendruan te puna për eliminatoret e Euro 2012. Por, duke qenë se barazimi i së mërkurës u arrit përballë asaj që është shfaqur si skuadra më e fortë e grupit dhe ai i shërben qëndrimit të Kombëtares në vazon 4, në shortin për Kampionatin Europian, FSHF-ja do të rikthejë shpërblimet. Kjo metodë pritet të shërbejë si stimul për futbollistët edhe për sfidën e fundit të këtyre eliminatoreve, që përfaqësuesja jonë do të luajë më 14 tetor në fushën e Suedisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›