Kur Guardiola mbronte Murinjon

Ishte një kohë kur Zhoze Murinjo zbriste nga autobusi i Barcelonës dhe askush nuk e ofendonte. Ishte koha kur Murinjo ulej në stolin katalanas, si zëvendës i Bobi Robsonit. Madje, ishte një kohë kur armiqtë e sotëm ishin shokë të një llogoreje dhe Pep Guardiola, atëherë kapiteni katalanas, i doli fuqimisht në mbrojtje portugezit.
Ishte 24 nëntori i vitit 1996, kur Barça humbiste në “San Mames”, stadiumi i Atletikut të Bilbaos, dhe atje në tokën e ashpër baske, ndodhi një incident mes trajnerit të saj kohe të vendasve, Luis Fernandez, dhe Murinjos.
Në atë kohë, Zhoze ishte pa përvojë dhe u detyrua të qëndronte në stol, ndonëse nuk harroi të përgjigjej me gjuhën e tij të mprehtë dhe të kërcënonte me gishtin tregues.
“Unë flas me zotin Robson, të dytin nuk e njoh”, u shpreh Fernandez në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Në “San Mames” nuk mund të provokosh, duhet të rrish mirë në stol”, vazhdoi basku francez.
Murinjo u tregua i qetë, ndërsa u pyet nga gazetarët. “Nuk ndodhi asgjë, absolutisht asgjë”, tha ai, ndërsa më pas shtoi se “secili ka të drejtë të flasë për ekipin e tij”.
Guardiola u përfshi në ngjarje duke u ndjerë i detyruar për të mbrojtur njeriun e Barcelonës dhe e shoqëroi Fernandezin deri tek tuneli në dalje të fushës.
Natyrisht, Pep, nuk mund të parashikonte se po mbronte njeriun që sot urrehet në “Kamp Nou” si të ishte një Antikrisht. Kanë kaluar 16 vjet, ndërsa ndjenja e antipatisë mes palëve ka nisur që në pranverë të vitit 2005 kur Çelsi i Murinjos eleminoi nga Championi Barçën e Rajkardit. Gjithçka vazhdoi më keq që nga viti 2008 kur Guardiola u bë trajner i katalanasve dhe aq më shumë kur Zhoze erdhi tek Reali i Madridit. Dhe kohët e fundit kanë ndodhur gjëra nga më të paimagjinueshmet.