E Diel, 1 Nëntor 2026

Vilas-Boas e ardhmja e Interit

Tundimi për Masimo Moratin ishte i madh: të tentonte të merrte menjëherë Andre Vilas-Boas, i cili u shkarkuar të dielën nga Çelsi. Vendimi i Roman Abramoviç kishte krijuar kushtet e duhura për ziklatërit, që të nisnin një projekt të ri me teknikun portugez.
Interi është i gatshëm ti paguajë anglezëve 6 milionë euro për trajnerin, shifër që do të shlyhej në harkun e dy viteve, ndërsa trajnerit do ti ofrohej një kontratë e arsyeshme, për të drejtuar një skuadër të cilën e njeh mirë, pasi ka punuar për një sezon e gjysmë si krahu i djathtë i Zhoze Murinjos, përpara se të shkëlqente në Portugali duke drejtuar Akademikan dhe të konfirmohej si një prej trajnerëve elitarë në krye të Portos. Pas dështimit të radhës, ku barazuan 2-2 në shtëpi me Katanian, zikaltërit po mendojnë t’ia besojnë stolin teknikut luzitan prej sezonit të ardhshëm. Nëse skuadra eliminohet edhe nga Champions League, atëherë zgjidhja e përkohëshme do të jetë Ramaçoni, trajner i ekipit të të rinjve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›