Salihi ndjehet mire ne ekipin e ri ne Amerike

Ndoshta për të goli është diçka që lind natyrshëm, diçka për të cilën ai e bën edhe kur nuk mendon, edhe kur është me sytë të mbyllur. Por, gjithnjë është diçka që ai e ndjen thellësisht, qoftë ky gol i shkëlqyer, apo një shtyrje e thjeshtë e topit në rrjetë. Gjithsesi, Hamdi Salihi mbetet shumë modest edhe kur tek DC Junajtid e vendosin në rolin e heroit.
“Ishte një lloj goli për të cilin ne jemi stërvitur çdo ditë. Ne përpiqemi që të dalim që nga mbrojtja me ide të qarta dhe goli ndaj Çarlestonit ishte shumë i bukur, veçse kjo nuk mund të ndodhë në çdo ndeshje. Natyrisht që unë kam nevojë për një farë kohe që të përshtatem dhe duhet të falenderoj të gjithë shokët sepse që nga dita e parë po bëjnë gjithçka që unë të ndihem mirë. Për fat, edhe unë ndihem çdo ditë më mirë”.
DC Junajtid shpreson që sulmuesi të vazhdojë të shënojë gol në çdo ndeshje.
“Ky është qëllimi im, ju e dini. Goli nis që nga portieri dhe secili bën një pjesë të punës. Unë luaj në atë pozicion që ta dërgoj topin në rrjetë. Është bukur kur shënon sepse kjo do të thotë se e bën mirë punën tënde dhe bën shokët të lumtur. Nuk është e lehtë të shënosh. Nuk është e lehtë as në stërvitje, jo më në ndeshje, qoftë edhe miqësore. Në ndeshjet zyrtare, do të jetë e vështirë”.