E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni i parë nga USAID-IDRA, fillon barazimin me vitin 2005

Nga Besi BEKTESHI
Organizata ndërkombëtare amerikane për zhvillim, ka nxjerrë pak ditë përpara se të zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, sondazhin e saj për korrupsionin dhe perceptimin e tij në vend. Natyrisht që në një moment përpara zgjedhjeve, sinjalet që vijnë nga kjo organizatë prej kohësh vepruese te ne, dhe shumë e përhapur dhe vepruese në botë, janë tipike si një indikacion, për pikërisht zgjedhjet politike të 28 qershorit. Në prononcimin dhe sqarimin në media të sondazhit në fjalë, korrupsioni jepet në mënyrë shumë interesante. Kuptohet se ky sondazh është në mesin e sondazheve politikë dhe për vetë peshën që ka shteti amerikan dhe USAID-i si një organizatë e madhe që vepron edhe në emrin e qeverisë amerikane, është futur pikërisht me këtë peshë në balancën e sondazheve të porositura ose të aneksuara që sot po tentojnë përpunimin mediatik dhe psikologjik të qytetarëve shqiptarë. Në fakt, ky nuk është ndonjë problem, sepse në fund të fundit, sondazhet me të vërtetë duan të tregojnë diçka dhe duan të drejtojnë diçka, por edhe mund të gabojnë diçka, sepse në fund të fundit sondazhe janë. Nejse, sipas USAID-it, më të ndershmit në Shqipëri, në renditjen e sondazhit  ishin Drejtuesit Fetarë dhe Presidenti i Republikës. Kuptohet se të pyetur mbi një mijë vetët e sondazhit kanë qenë se përfaqësuesit e lartë të fesë dhe Presidenti i Republikës, janë në listën e radhën e parë të saj, për të ndershëm. Kjo është shumë ngazëlluese dhe patjetër lehtësuese, por që pak peshë kanë, në masën e madhe të qeverisjes dhe problematikës në këtë drejtim. Kalojnë shumë pak fonde si institucione dhe janë më tepër shpirtërorë se materialë. Pastaj për të ndershëm vijnë media, ushtarakët dhe mësuesit e shkollave publike. Kur kanë renditur median me siguri kanë pasur parasysh edhe denoncimin e korrupsionit, sepse ndonjë korrupsion të vogël me tendencë nga  e madhja ka edhe nëpër media, por që gjithsesi është vend pasioni dhe transparence, duke qenë kështu në këtë mënyrë, gjithmonë zbuluar për të hyrë në klubin e të mirëve. Ushtarakët janë fundi i botës, sepse ushtria tashmë nuk është ndonjë diçka e madhe dhe e rëndësishme për ekonominë dhe problematikën financiare tonën dhe kështu që as që janë për tu përmendur edhe pse kanë një problem të madh atë të Gërdecit, që me sa duket është në kalendat greke. Të parafundit vijnë mësuesit e shkollave publike, si të ndershëm për të cilët duhet thënë se vazhdon të jetë e vlefshme shprehja e Cekës- mender teje mësues je. Mësuesia është një lodhje tragjike psikologjike dhe fizike, për nga kushtet dhe metodologjia dhe nuk e fut kush dorën në xhep rëndë në Shqipëri, për të edukuar fëmijët, përveç rastit të daljes së shkollave private që marrin lekët dhe vendosin notat.
Ti thuash i korruptuar një mësuesi të fillores dhe të shkollës nëntëvjeçare por edhe gjimnazit, duhet ta kapësh me miliona dhe poshtërsi të tilla, por në fakt nuk ka të tilla rëndësi që mësuesit të jenë të korruptuar. Shkurt nuk kanë mundësi dhe kaq. Ka pastaj që peshojnë me notën për kurse dhe për përfitime të tjera, por që duken të vogla në krahasim me pedagogët të cilët nuk përmenden, por janë tepër lart në korrupsion ndaj mësuesve të vegjël në shkolla publike. Në fund të të mirëve janë OJF-të që me sa duket kanë filluar të pëlqehen nga populli shqiptar, i cili e di që kryesisht lekët nuk janë të tyre dhe se vijnë nga jashtë dhe patjetër që nuk ju bën shumë përshtypje korrupsioni i tyre, por që në fakt janë pjesë jashtë kontrollit financiar që kohët e fundit qeveria Berisha i ka rënduar disi me detyrimet për qartësi financiare. Megjithatë nuk janë kaq shumë për tu përmendur edhe pse veprojnë si privatë, por që në shumë raste përdorin lekët e taksapaguesve edhe shqiptarë, por edhe të huaj, dhe patjetër që transparenca duhet të jetë shumë më e madhe sepse ka me qindra takime drekash dhe darkash, por edhe trajnimesh që nuk kanë asnjë përfundim, asnjë, vetëm konsum fjalësh dhe moralizimesh pa fund dhe deri në mërzitje të plotë. Këto ishin të mirët sipas USAID-it. Po të pandershmit kush janë? Këtu tani vjen edhe problemi i vërtetë i shqiptarëve. Absolutisht sipas kësaj organizate amerikane e cila është ndërkombëtare dhe merret me zhvillimin, të korruptuar sipas sondazhit të saj janë doganierët dhe tatimorët. Por përpara se të bëj komentin, më duhet të them se qeverisë ky sondazh i ka djegur shumë. Në fakt Majlinda Bregu në rolin e zëdhënëses-ministre ka evidentuar se IDRA është një organizëm i anësuar politikisht dhe se është pikërisht ky organizëm që ka bërë sondazhin. Vazhdojmë të kemi miq të ndarë dhe të pozicionuar politikisht në perceptimin tonë dhe sipas shumë të dëgjuarave dhe të shikuarave, tanimë ka të huaj që janë me qeverinë dhe disa të tjerë me opozitën dhe kjo po bëhet një trend i hapur sipas vetë politikave të çuditshme dhe fjalamane nga të gjitha anët. Sepse edhe nga opozita, u veprua menjëherë mbas sondazhit të USAID-it për të cilin nuk kishte gjë Bregu, dhe IDRA-s që Bregu e dinte se nga anon, dhe Braçe ishte në gëzim të madh që sondazhi tregonte, dhe ky mund ti shtonte.
Nejse, këto janë edhe cilësitë e të qënit shqiptaro-politik dhe i huaj-politik, por veprues dhe jetues në Shqipëri. Percepsioni dihet se është deklarues dhe në media tashmë haptas, sepse jemi praktikisht në fushatë elektorale. Por po kthehem të doganierët dhe tatimorët të cilët janë më të korruptuarit. Natyrisht, sepse kanë qenë edhe më përpara se të jetë kjo qeveri dhe kanë qënë edhe në fillimet e qeverisjes së kësaj qeverie dhe me sa duket do të jenë deri sa ti largojmë përfundimisht doganat në standardet e Europës. Sepse, doganierët dhe tatimorët i vendos partia. Janë me mijëra doganierët që kur ka ardhur në pushtet partia tjetër i ka larguar nga puna, për të vendosur të tjerët në punë. Absolutisht partia bën kështu dhe kuptohet se ato veprojnë nën mbrojtjen e saj dhe pasurojnë veten, dhe ndonjë lart tyre, për të mos thënë shumë lart tyre e që ju ka shpirtin në dorë. Por mos vallë ministrat që dalin të korruptuar nuk i vendos partia dhe perceptimi në popull i klasifikon të korruptuar? Praktikisht mbetemi në deklarata dhe sondazhe, sepse drejtësia dhe prokuroria janë një planet tjetër dhe për këtë korrupsion, flasin mediat, sondazhet dhe njerëzit por drejtësia nuk i vërteton as për ministrat e dikurshëm socialistë, dhe ato të sotëm demokratë, dhe natyrisht edhe sondazhi i sotëm vetëm se peshon në mënyrë zgjedhore, por jo në atë reale dhe shoqërore e juridike. Mjekësia dhe doktorët janë anatemuar si të korruptuar dhe të pa ndershëm. Në fakt kush nuk e di se si sistem shëndetësia është një diçka që punon në shtet dhe fitimin e ka privat, sepse merr lekë dhe shpesh herë punën e bën pikërisht për të marrë lekë. Turpërohemi në këtë drejtim, sepse nuk ka sistem të rregulluar dhe nuk ka letra që të merren saktësisht për bazë kur qytetari është një taksapagues dhe shteti duhet ti dalë zot. Por nuk i del, sepse ka edhe prej atyre që të lënë të vdesësh në qejfin tënd, ashtu sikundër ka edhe prej atyre që janë të devotshëm, por që po bëhen specie  e rrallë deri në zhdukje. Këto nuk i vendos partia (në drejtim dhe shefa po), por partia nuk është e zonja të ketë një qeveri që sistemi shëndetësor të kontrollohet dhe vendoset mbi bazën e kontributeve dhe asistencës mjekësore që paguan mjekun, dhe infermierin për ta larguar nga mit-marrja dhe abuzimi me punën e shtetit. IDRA dhe USAID-i vërtetojnë me sondazhin se policia është përkeqësuar si në vitin 2006-të që është pak pas vitit 2005-së, kur PD-ja mori pushtetin. Natyrisht që sondazhi është ndërtuar për të treguar se korrupsioni po shkon drejt nivelit të 2005-sës dhe këtë gjë e vërteton me korrupsionin te ministrat e sotëm i cili është i barabartë me ato të vitit 2005-së. Ky është modeli që mbi bazën e tij mund të thuash, se keni bërë një brimë në ujë nga që aty e gjetët korrupsionin e qeverisjes kur e morët dhe aty e keni riçuar për të qenë njësoj të korruptuar. Qartësisht kuptohet se sondazhi është një qasje e drejtpërdrejtë për publikun për të afruar mendimin e tij me atë të sondazhistëve por edhe të një realiteti që nuk ndryshon dukshë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›