Zoti Rama, mos e shpallni veten fajtor pa u hetuar!
Prof. As. Dr. Gjok Vuksani
Në mazhorancën e sotme është vendosur një standard i pazbatuar ndonjëherë, që çdo kërkesë e Prokurorisë për hetim është mbështetur me heqje imuniteti për zyrtarët e lartë. Kështu, prokuroria gjatë zbatimit të detyrës së saj funksionale është mbështetur, duke iu hequr të gjitha pengesat imunitare, apo mbështetja politike për persona të caktuar që kanë qenë objekt i hetimit. Krejt ndryshe ka ndodhur me mazhorancën e djeshme dhe opozitën e sotme, me gjithë paditë e dërguara në prokurori nga shumë institucione shtetërore, për Ramën dhe ish-ministra të tjerë, nuk kemi nisje të hetimeve. Deri tani me gjithë, veprimet skandaloze korruptive të qeveritarëve socialistë gjatë 8 viteve nuk kemi asnjë dosje të hapur nga Prokuroria, nuk kemi makar asnjë të akuzuar dhe sigurisht asnjë të gjykuar. Edhe padia penale e bërë në adresë të Ramës nga ministria e PPTT-së për lejet e ndërtimit të dhëna në kundërshtim me ligjin në vitin 2007 nuk është marrë parasysh nga Prokuroria e Përgjithshme. Një grup deputetësh të Parlamentit kërkuan një komision për të hetuar mbi mënyrën e dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Në Parlament janë ngritur komisione hetimore për gjëra të ndryshme, koncesione, telefoninë celulare, përgjimet e personave me imunitet etj.
Kështu, ngritja e një komisioni për lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës është një instrument ligjor që po përdoret normalisht në mungesë të veprimit të Prokurorisë dhe organizmave të tjerë të specializuar për hetimin.
Çudia qëndron në frikën që ka kapluar z. Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Ata nuk duan komision hetimor, nuk duan që askush të ketë në dispozicion procedurat e dhënies së dhjetëra lejeve të ndërtimit. Madje, në një mënyrë groteske, një nëpunëse e kryetarit publikisht i rekomandoi atij që çështjen ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, a thua se nuk kanë pasur mundësi që të konsultohen privatisht.
Frika e madhe që ka kapluar Ramën, nëse nuk është fiziologjike te mania e tij për të qenë i pahetueshëm, mund të shpjegohet me problemet që mund të kenë lejet e ndërtimit të dhëna nga ai. Unë si anëtar i komisionit hetimor, duke u munduar të jem i paanshëm, dua t’i drejtoj disa pyetje z. Rama: 1 - A kanë konflikt interesi disa anëtarë të KRRT-së, që janë caktuar nga ju në këtë këshill p.sh. z. Eftimi dhe z. Shkreli?
Nuk dua të bëj aludime të tjera për lidhjen tuaj me këto personazhe, pozicionet që kanë pasur ata në administratën tënde apo funksionet e emëruar që mbajnë njerëzit e tyre në Partinë Socialiste.
2- Sa leje ndërtimi ka marrë në dy mbledhjet e fundit të KRRT-së studioja “Atelier 4” dhe sa është numri i projekteve për vepra publike apo private të miratuara në këshill? Çfarë lidhje ka studioja me anëtarët e KRRT-së?
3- Sa kërkesa për leje ndërtimi janë sot të arshivuara në Bashkinë e Tiranës (kam dëgjuar për rreth 300) dhe cilat janë kriteret e përzgjedhjes së atyre që miratohen? A ka leje ndërtimi të miratuara dhe të pazbardhura nga ana juaj prej vitesh?
4- Ku është plani rregullues i Tiranës dhe ç’pjesë të tij (pak faqe) keni paraqitur në Këshillin Bashkiak të Tiranës?
Unë kam shumë e shumë pyetje për të bërë, por shpresoj që ju të paraqiteni në komisionin hetimor dhe do kemi rast që të debatojmë për këto çështje.
Nuk keni përse çështjen ta dërgoni në Gjykatën Kushtetuese, sepse është shumë e thjeshtë, nëse nuk keni probleme për të fshehur, askush nuk mund të të akuzojë pa të drejtë. Ndërsa argumentet pas të cilave fshiheni, që iu ka rekomanduar nëpunësja juaj, nuk janë të sakta.
Së pari, komisioni hetimor është ngritur rreth 5 muaj para përfundimit të mandatit të Parlamentit. Sepse Parlamenti përfundon mandatin ditën e konstituimit, pra më 2 shtator 2009. Ndërsa për sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos-hetimin e pushtetit vendor, nuk qëndron, sepse nuk ka një qëndrim të prerë për këtë çështje.
Unë i bëj thirrje z. Rama që mos të këtë frikë nga hetimi parlamentar, në shtetin ligjor të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit, të gjithë janë të hetueshëm.
Problemi qëndron se çfarë del nga hetimi dhe sa përgjegjës mund të jetë gjithsecili për veprimtarinë e tij shtetërore.
Z. Rama mos e shpallni veten fajtor pa u hetuar, pa u verifikuar mënyra e dhënies së lejeve t