Kur e majta prodhon Servet Pëllumbin si ideolog të politikës së re
Në radarin tonë vëzhgues tre ditët e fundit në valë të shkurtra po hasim një relikt të politikës shqiptare, që po kërkon të rikthehen në sipërfaqe. I pastruar nga llumi i djeshëm sot, Ai paraqitet fringo për të bërë politikë. Ndoshta edhe ky për politikë të re. Ka dy ditë që Edi Rama ka ardhur nga pushimet i stërzgjatura në Amerikë dhe ka vendosur të zgjidhi qaforen e një xhaketë të vjetër si Servet Pëllumbi për të folur kundra Ben Blushi dhe paketës së tij. Nëpër radhë ai thotë se kërkon të bëj replikë dashamirëse me Blushi, por kjo punë është të vejë dorën në shpatull, jo për të thënë bravo, por për të kërkuar vendin më të mirë ku të nguli thikën.
Padyshim, një komunist i plotë, që të jep leksione demokracie është një oksimor që vetëm shoqëria shqiptare mund të prodhonte. Është sikur një i verbër të mësoj sesi i jepet makinës, dhe fiks sikur një astrolog të fliste për astronominë. Pëllumbi një politikan fosil, i datuar shkencërisht me shekullin e XIX, këtë e konstaton me shkrimet dhe intervistat e tij, ku jo vetëm që nuk e ka haberin sesi po shkon globalizimi, politika në përgjithësi, të bën filozofi popullore duke cituar vetëm Hegelin dhe Vygoin. Sidomos Hegelin një filozof parakomunist aq i dashur nga Marksi skishte si mos të ishte në inventarin e tij kulturor bashkë me romancierin e mjerimit francez. Madje në moshë të thyer duke mos pasur më mbledhje në institutin e marksizmit bashkë me Nanon dhe la femme du diable, shkruan libra me tema, që në atë kohë mund ta kishin dërguar me pushkatim. Flet për demokracinë, për lirinë, për moralin
edhe tani së fundmi për globalizimin. Kush do ti shpëtojë këta njerëz nga vetja e tyre?
Mirëpo në gjithë mjegullën e ti intelektuale e ka një meritë, ai intervistave vetëm u përgjigjet sepse shefi i tij Rama sapo erdhi nga pushimet bëri një auto intervistë, ku vetë kishte pyetur dhe vetë ishte përgjigjur. Madje ishte pyetur seriozisht nga bipolarizmi që e karakterizon nuk i jep drejtim realitetit. Edi Rama bën gallatë të madhe në PS. Ai sapo erdhi tha se ka hyrë në një proces dëgjimi i zërave kundra, ja si e thotë në auto-intervistë me përfundimin zyrtar të procesit zgjedhor për mua ka nisur një proces i domosdoshëm, dëgjimi i të gjithë zërave, brenda e jashtë partisë... Sa e bukur kjo. Edi Rama nga pushimet në Detroit, paska dëgjuar zërat kundra të Blushit, Malaj & company. Kjo mund të jetë e vërtetë po të ishte një i shenjtë si Shën Ndoi, që ka dhuntinë e ubiquitetit (pra i të qënit në dy vende njëkohësisht), përpos se nuk besoj, Ai ka dhuntinë e Luciferit që të
mashtron duke të parë në sy, apo vetën në pasqyrë.
Më mirë të ndalemi sepse nëse gjykojmë si gjykon bota mbi personin që udhëheq politikën e një opozite ose të një qyteti atëherë për Edi Ramën nuk duhet folur fare sepse futemi në paradokse. Në Tiranë ha fëmija squfur, gaz karbonik plumb e tonelata thërrmijash kanceroze, safi blozë e zezë që u hyjnë çdo minutë e ditë njerzve të pranishëm në qytet. Por ne, kinse intelektualët, merremi me aksioma teorike globalizmi këtu e majta këtu e djathta këtu, e nuk shohim sesi bunkerizohet kryeqyteti, Durrësi dhe Vlora. Ndonjëri do të thotë se po i thua ngase janë të qeverisura nga socialistë, jo zotëri, problemi është më i thellë sesa ngjyra politike, janë njerëzit që i ngjisin në ato poste komanduese për të bërë favore leje e licencash që janë problemi. Edhe sa do të durojmë nuk dihet, por shkatërrimi po përparon gjithnjë e më shumë.