Kur fokusi kthehet në tytë që vret
Nga Besi BEKTESHI
Nuk ka dyshim që në renditjen e përgjithshme në nivelin e demokracisë në Shqipëri vendin e parë e zë media. Pse them se nuk ka dyshim? Sepse edhe po ta dyshosh si demokracinë dhe atë kundër saj në çdo kolonë dhe pushtet, është ai i katërti që quhet medie që e përhap, shumëfishon dhe për më tepër e çon te njerëzit si në trajta afër të së vërtetës dhe larg saj, por që në fund të fundit e deklamon, duke mos e mbuluar. E kjo është e rëndësishme. Shumë e rëndësishme, sepse përndryshe të gjitha pushtetet e tjera në demokraci pa pushtetin e katërt do të silleshin shumë afër diktaturës. Po ashtu edhe te ne. Por ka një ndryshim të madh, sepse jemi vendi që me kaq pak banorë, kemi kaq shumë testata si televizive dhe të shkruara të cilat edhe pse rrumpallojnë shpesh herë kanë një të mirë, se të tregojnë në fund të fundit atë që dikush mundohet apo kërkon ta fshehë. Natyrisht që edhe unë si një njeri i medias do të pranoja rrumpallën por në liri se sa rregullin mbytës në diktaturë. Tjetër koment është e kotë të bëjmë, sepse pastaj do të dalim nëpër gardhe të të tjerëve dhe sidomos në ato të politikës për të ndyrë sa më shumë konceptin liri dhe demokraci. Janë të pakët ato që nuk duan të tregojnë korrupsionin dhe manierat e poshtra të tij. Por në këtë rast nuk ka pushtet gjyqësor apo administrativ, por edhe legjislativ që është më i pastër dhe më i shpejtë se sa media, dhe në këtë rast pushteti i katërt është i pari për të treguar, evidentuar dhe më i fuqishmi në krah të opinionit publik. Kjo është e vërtetuar edhe te ne. Denoncimi më i madh kundrejt shkeljeve të demokracisë dhe ligjeve, por edhe korrupsionit vjen pikërisht nga media dhe sa do që në tavolina njerëzit deklarojnë se na mërzitën gazetat apo lajmet përsëri mbas pak minutash, po gazetat dhe lajmet kërkojnë, dhe po ti shtosh edhe anën kulturore dhe sportive si dhe atë njohëse duhet thënë me gjithë forcën e shpirtit rroftë media. Por shpesh herë fokusi i saj, sidomos në median vizive përdoret ashpër, duke bërë që nga e drejta për denoncim të krijohen viktima të cilat pastaj krijojnë modelin e medias tytë pushke që vret. Nuk është problemi te rasti Pango që në fillim solli histerinë e ndershmërisë te të gjithë përveç njërit, që i ra radha të jetë ministri i Kulturës, Pango Jo tani ka filluar edhe keqardhja për të dhe sulmi ndaj atyre që përgatiten demulimin e figurës së tij në atë mënyrë. Pavarësisht të karakterit absolutisht të rëndë, arrogant dhe në përgjithësi jo shumë të kontrollueshëm të psikologut, i cili me sa duket nuk psikologjisi mirë momentet që e degraduan sa të bëhet viktimë edhe pse me faje në veprimtarinë e tij. Është arritur deri aty sa të deklarohet se po të erdhi një femër në shtëpi dhe të sillet si një gjysmë e zhveshur, çdo mashkull ka të drejtë ta trajtojë atë si të zhveshur komplet ose ta zhveshë vetë. Natyrisht që edhe fitorja e atyre që e sajuan dhe demonstruan pangizmin është përgjysmë dhe shoqëria shqiptare reagon tani më vonë si më e pjekur, duke u larguar nga linçimi i përgjithshëm, që është karakteristikë e diktaturës. Po i diktaturës plotësisht, sepse vetëm në diktaturë njerëzit mbajnë qëndrim të barabartë dhe të njëjtë. Në demokraci jo. Asnjëherë, dhe kjo është edhe e mira e saj. Ka ndodhur që një person ka vrarë dhe qëndrimi nuk ka qenë unanim e jo më kur thotë hiq mbërtheckat në shtëpi të tij, dhe që nuk përdor dhunë apo banalitet vulgar të shprehjeve si zhargon. Po, natyra e rekrutimit femëror është një faj i madh i joni në të gjitha lartësitë e shtetit që me një të rënë të kamerës të fshehtë ideatorët kërkuan të shokojnë shoqërinë tonë sa primitive për të deklaruar këto poshtërsi, po edhe aq moderne, sa për të kuptuar se linçimi nuk duhet në asnjë mënyrë. Një kamera e tillë ka arritur të largojë nga puna një mësues të vjetër dhe të respektuar, i cili nuk ka bërë asgjë të keqe në jetën e tij, por vetëm sepse një nxënës i ka futur në xhep një 20,000 lekësh të vjetër. Në fakt shumë e dyshueshme situata për këtë mësues dhe shumë i dyshueshëm rasti dhe motivi pse kishin gjetur këtë njeri të urtë dhe aspak të pasur për të shkatërruar krejtësisht. Por fokusi i kamerës u kthye në tytë arme, e cila qëlloi dhe vrau profesionin e mësuesit për 20,000 lekë të vjetra, që një nxënës që kërkon provim me lekë, provokon ndaj mësuesit në shkollë. E larguan mësuesin e vjetër për këtë akt korruptiv me dymijë lekë të reja ajo media që di mirë se çfarë ndodh me bashibozukë, që nuk ndalen përpara asnjë lloj fitimi. Si i ka zënë gjumi natën dhe si nuk kanë menduar të gjithë atje, se çfarë drame psikologjike dhe jetësore ka pësuar një njeri që jetën e tij, nuk e ka ndërtuar mbi 2000 lekëshin, që nuk kishte as vila dhe nuk kishte as pasuri, dhe nuk kishte as emër të keq si vrasës, hajdut apo edhe i çmendur mbas korrupsionit. E vranë mësuesin në mënyrën më të pa skrupullt, duke krijuar edhe një shije të keqe diku dhe entuziasëm linçimi diku, në një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Natyrisht që kamera u bë në shkollë dhe efekti ishte i madh, por sot mbas disa kohësh kuptohet qartë, se ajo përveç dënimit profesional dhe njerëzor që i ka bërë mësuesit të shkretë, nuk ka sjellë asnjë dobi dhe përmirësim të natyrës njerëzore dhe të ndershmërisë në profesionin arsimtar në këtë qytet. Asnjë ndryshim. Fokusi i kamerës ka vrarë një njeri dhe kjo është një përgjegjësi jo penale, por morale në shtyrjen deri atje me scoob, sa të krijosh legjenda pa përmbajtje brenda. Mbas këtij fokusi prosperojnë të poshtrit, që nuk i kap kamera dhe jetojnë maskarenjtë që fokusin e ndjejnë, e parashikojnë, e paguajnë për të mos dalë dhe vazhdojnë të marrin ryshfet dhe jetojnë me të dhe jo me pagën që shteti në përgjithësi në modelin korrupsion, ka dhe jep. Për më tepër!! Po lapidarizohen korruptuesit nga një fokus i tillë. Po lapidarizohet provokatori dhe ai që provokon. Po lapidarizohet ai që jep lekët dhe ai që tenton të nxjerrë fenomenin, duke përdorur një fenomen të ndyrë për vete. Kjo specie po identifikohet si specie në zhvillim dhe po merr trajtat e shpëtimtarit të situatës korruptive. Dakord se nuk ka ndryshe, por si mund të jenë mbi piedestal provokatorja në Pango Gate dhe nxënësi provokator në mësues 2000 lekësh korrupsion??! Si mund të nderohen këto aktorë me faj, që luajnë rolin duke qenë jo vetëm negativ si rol, por edhe si veprimtari e vërtetë jetësore??!!! Njëra shkon në shtëpinë e një njeriu për t'u punësuar në shtet, dhe tjetri jep lekë, për të marrë provimin... e bukur kjo!!! Natyrisht që të tilla fokuse duhen për të ndrequr shoqërinë, por për ta ndrequr, dhe jo për ta dënuar atë. Nuk është shumë e bukur, kur fokusi shkon për mitingun që bën zonja Topalli në Librazhd, dhe gjen të gjithë nxënësit dhe mësueset apo gratë e shëndetësisë në takim me të, në orar të punës. Sepse në pushtet, këtë zakon të mbetur nga diktatura e kanë të gjithë këtu, si në të majtë dhe në të djathtë, sepse duan kallaballëk dhe servilë, por edhe admirues, sepse nuk mund të mohohen edhe ato që shkojnë me dëshirë. Por, a mendohen mirë se të pyeturit nga fokusi i kamerës mund ta pësojnë nga kjo histeri takimesh, nga jo Topalli që bën takimin dhe harron, por nga servilët e partisë që mbledhin njerëzit dhe pastaj shikojnë fokusin e kamerës se çfarë ka nxjerrë në televizion, dhe i gjuajnë fatkeqët në punë apo kudo që të jenë. Sepse jemi një shoqëri drejt demokracisë dhe jo në demokraci. Në këtë rast duhet menduar dy herë, sepse gjithkujt mund ti bësh një gjë të tillë dhe pasojat nga antidemokracia janë të mëdha, sepse të lënë pa bukë dhe po ashtu pa profesion. Nuk mund të tregohesh kaq close hart dhe close mind me sidomos njerëzit e thjesht apo vdekatarët këtu poshtë. Fokusi nuk mund të bëhet tytë pushke në konceptin virtual që i kalon pasojat që ai lë, edhe konceptit real që ka pushka. Nuk mund të krenohesh me të tilla fokusime tip tytë, sepse ato do të vijë dita dhe do të ndëshkohen pavarësisht respektit të fillimit për shumë denoncime të qarta dhe të mira të kryera në kohë. Sepse bie erë edhe anim i plotë nga njëri krah politik, dhe kjo pastaj është e pafalshme deri në infinit. Deri në kandidime dhe mën