Kur hyjnorja u nënshtrohet ligjeve njerëzore
Kohët e fundit, qeveria shqiptare nënshkroi disa marrëveshje me bashkësitë fetare (që Parlamenti i ratifikoi më pas) dhe shpalli se, është duke hartuar një ligj për të financuar bashkësitë fetare në Shqipëri. Në dëgjimin e parë, çdokujt nuk i bën përshtypje kjo, përkundrazi ngjan si një qëllim i mirë i qeverisë, por po të hysh pak më thellë në lexim apo dhe në praktikat botërore, sidomos të shteteve me nivel të lartë demokracie, ky veprim ka edhe probleme të papranueshme. Pse? Ligji për të financuar bashkësitë fetare është në kundërshtim me Kushtetutën, e cila nuk parashikon një gjë të tillë. Problemi do të bëhet shumë më i ngatërruar, nëse premtimi i qeverisë për të financuar me ligj bashkësitë fetare do të realizohet në praktikë.
Përse? Dihet nga librat e shenjtë, si Bibla e Kurani, se çdo besimtar, në nevojën e pastrimit shpirtëror e ka për detyrë dhënien e diçkaje nga pasuria e tij për bamirësi, ndihmë të vobektëve, nevojtarëve, përhapjen e mesazhit hyjnor, ndërtimin e vendeve të adhurimit etj., kontribute këto që jepen nga gjithë besimtarët në format e caktuara. Le të bëjmë një llogari të thjeshtë e të përafërt: nëse Komuniteti Mysliman pretendon se ka në Shqipëri 50 mijë besimtarë, sikur nga 100 lekë të japin çdo të premte, kur ata kryejnë ritin e faljes kolektivisht, do të kishim 50 milionë lekë çdo muaj, pra një fond i mjaftueshëm për funksionimin normal të tij, duke përjashtuar këtu fitimet nga zekati, që është detyrim i çdo myslimani, pa përmendur burimet e tjera, si donacionet apo të ardhurat nga pasuritë e patundshme dhe aktivitete të tjera.
Aktualisht, sidomos bashkësitë fetare kristiane kanë në dispozicion mbi 50 klinika mjekësore, mbi 100 shkolla fetare (më së shumti me pagesë), me dhjetëra pasuri të patundshme (prej të cilave vjelin të ardhura të konsiderueshme financiare. Në këto kushte, për çfarë duhet ligji për financimin e bashkësive fetare?
Por edhe t‘i referohemi praktikës ndërkombëtare, rrallë gjen një rast të tillë. Shembulli më tipik dhe më i suksesshëm në trajtimin e lirisë fetare është Amerika. Ajo ka sanksionuar në Kushtetutën e saj se, në nivel kombëtar feja nuk mund të imponohet nga ligji apo qeveria. Në SHBA nuk ka ligj fetar, prandaj ligji civil mbizotëron, pavarësisht nga opinionet fetare. Institucionet fetare janë subjekti i ligjit civil si çdo organizatë tjetër. Edhe kur disa kongresmenë tentuan të sanksiononin me ligj një precedent dhe parim që, pasuri publike mund t‘i jepeshin një shoqërie fetare, Presidenti Xhejms Medison (babai i Kushtetutës) tha se një hap i tillë ishte jokushtetues, sepse dhunonte dispozitën e Kushtetutës që ndalon konceptimin e fesë nëpërmjet ligjit. Sipas legjislacionit amerikan, feja nuk duhet të vendosë marrëveshje me ligj, si pjesë e përgjegjësisë së qeverisë. Feja dhe qeveria janë për të ekzistuar në dy fusha të ndryshme. Pra, institucionet fetare duhet të ekzistojnë krejtësisht pa mbështetjen e qeverisë, në kuptimin e opinioneve dhe veprimtarive të tyre, ashtu siç parashikojnë ligjet civile që zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha organizatat.
T‘i kthehemi Kushtetutës së Shqipërisë, e cila thekson se:
-Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare;
-Shteti është asnjanës në çështjet e besimit dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
Kjo do të thotë se shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjellë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve (ndoshta deri këtu, Kushtetuta është brilante, por më poshtë ajo kundërshton vetveten, duke vlerësuar bashkësitë fetare mbi organizatat e tjera joqeveritare dhe duke shkelur kështu universalitetin e të drejtave). Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa kohë nuk cenohen interesat e të tretëve. Nëse qeveria do të firmosë, sipas Kushtetutës, marrëveshje me çdo bashkësi fetare të regjistruar në gjykatë si ‘person juridik‘, atëherë ajo nuk mund ta bëjë këtë vetëm me katër bashkësi të konsideruara tradicionale, por edhe me dhjetëra të tilla të regjistruara ligjërisht. Vetëm deri në vitin 2007, në Shqipëri ishin të regjistruara si ‘person juridik‘ mbi 240 bashkësi fetare, shoqata dhe organizata të tjera. E pikërisht nëse qeveria, sipas pikës 4 të Kushtetutës, nuk lidh marrëveshje me to, kjo do të hapë një konflikt të vazhdueshëm midis bashkësive fetare te tjera; kristiane, islame, hebreje, budiste, evangjeliste, mormonët etj., kur dihet se vetëm të fesë kristiane dhe islame janë mbi njëqind sekte. Të gjitha këto bashkësi fetare pretendojnë të gjitha që mbajnë mesazhin e së vërtetës dhe në këtë fushë nuk mund të ketë ndërhyrje. Prandaj, Kushtetuta shqiptare nuk duhet të hyjë në detaje, por në parim, ashtu si Kushtetuta e SHBA. Aq më pak qeveria.
Kushtetuta e Shqipërisë i ka dalluar bashkësitë fetare nga ‘personat e tjerë juridikë‘, duke i mbivlerësuar nga organizatat e tjera joqeveritare. Ajo u lejon atyre administrim të pavarur të pasurive, duke i shtyrë në ndonjë rast të shkelin moralin e tyre hyjnor: ndershmërinë, sinqeritetin, paanësinë, korrektësinë. Ndryshe nuk shpjegohet funksionimi i mbi 50 institucioneve shëndetësore dhe i mbi 100 shkollave fetare. Pas emërtimit të tyre si institucione fetare, mos fshihet evazioni fiskal? A ka pasur ndonjëherë transparencë për to? Apo ekziston mbrojtja kushtetuese për to dhe askush nuk mund t‘i kontrollojë ato? As edhe kur prishin rregullat e konkurrencës dhe të tregut? Fitimet e larta të bashkësive fetare, sidomos nga klinikat mjekësore dhe shkollat private (me çmime të kripura) nuk tatohen, pasi "janë bamirëse". Nëse janë të tilla, a mund të na thonë se sa të sëmurë të varfër janë vizituar apo trajtuar falas? Modeli praktik amerikan duhet marrë për bazë, jo vetëm thjesht për mungesën e përvojës që kemi, por edhe se, në emër të shoqatave fetare mund të ndodhë të fshihet një veprimtari fitimprurëse me qëllime të tjera.
Shteti duhet të mbajë qëndrim asnjanës ndaj bashkësive fetare, nuk duhet të vendosë me to asnjë raport ligjor dhe duhet të këmbëngulë që bashkësitë fetare t‘u nënshtrohen ligjeve civile shqiptare si të gjitha organizatat e tjera joqeveritare. Opinioni publik, shoqëria civile, media duhet të kërkojë transparencë të bashkësive fetare, për t‘u paraprirë problemeve të mundshme.