Kur lind një mit për fëmije

23/03/2005 Legjenda e shqiptare për fëmijë
Odhise Grillo lindi në Vuno të Himarës, rrethi i Vlorës, në vitin 1933, në një familje me tradita atdhetare, kulturore e arsimore, për të cilën nacionalisti i shquar Mithat Frashëri ka thënë: “Po të mos ishin Kasnecajt, Grillojt e Varfajt, nuk do të kishim më Himarë shqiptare”. Babai i Odhisesë ka hapur të parën shkollë shqipe në Vuno dhe nga familja e tij, gjatë 50-vjeçarit të dytë të shekullit të
19-të, i ka dhënë arsimit tonë pesë mësues.
Shkollën fillore e kreu në Vuno, ndërsa ciklin e lartë të shtatëvjeçares e vazhdoi në Tiranë. Po në Tiranë mbaroi edhe shkollën e mesme, në gjimnazin “Qemal Stafa”, si dhe studimet e larta për gjuhë e letërsi dhe për gazetari, në Fakultetin Histori-Filologji dhe atë të Shkencave Politike-Juridike. Pas mbarimit të studimeve punoi disa vite në revistën “Hosteni” dhe, më pas, në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, në redaksinë e letërsisë për fëmijë, ku dha një ndihmesë të çmuar në begatimin e lulëzimin e letërsisë për fëmijë, deri sa doli në pension. Më vonë punoi për disa vite në shtëpinë botuese “Toena”, ku mbuloi letërsinë për lexuesit e vegjël, deri sa u nda nga jeta. Grillo ka qenë autor e bashkautor i librave shkollorë për më shumë se 35 vjet, ka dhënë lëndën e letërsisë për fëmijë në Universitetin e Tiranës dhe të Elbasanit, ka redaktuar me qindra libra, ka përgatitur botime të zgjedhura të shkrimtarëve tanë më të njohur, me parathënie, shënime, fjalorë etj. Odhise Grillo ka merituar titullin profesor dhe titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.
Odhise Grillo
Ai plaku i imët që i bënte lëmsh ëndrrat e fëmijëve, duke i hedhur në lloj-lloj honesh fantazie, sot mbush 72 vjet nga lindja. Odhise Grillo, jo shumë larg nga dita e ndarjes nga jeta, do të kujtohet sot në mjediset e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për ardhjen në botën e fëmijëve. Autori i mbi 120 librave të gjinive dhe llojeve të ndryshme, si romane, novela, tregime, përralla, përshtatje, përkthime, studime etj., një pjesë e të cilave, mbi 80, janë ribotuar deri edhe në 10 herë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, ka qenë ekskluziviteti i shtëpisë botuese “Toena”, që përkujton sot dhe ditën e lindjes së shkrimtarit. Gjithashtu bëhet e ditur se këta botues kanë marrë përsipër, duke nisur botimin e plotë të të gjithë veprës së shkrimtarit.
“Odhise Grillo është shkrimtari që, duke përfituar në mënyrë krijuese nga përvoja botërore, ka çelur shtigje të reja në letërsinë për fëmijë, në rikrijimin e veprave për të vegjlit nga kryeveprat e letërsisë sonë kombëtare dhe botërore. Në këtë fushë, ai është themelues dhe novator”, shprehen botuesit e “Toena”-s.
Kolona “Legjenda shqiptare” prej 27 librave të ilustruara për fëmijë, përmban legjenda të përshtatura për fëmijë nga Odhise Grillo. Aty lexuesit e vegjël njihen me bëma të personazheve historikë dhe legjendarë.
Veç letërsisë është marrë edhe me publicistikë, duke botuar në vazhdimësi shkrime në gazetat dhe revistat letrare të të vegjlve dhe të të rriturve për problemet e letërsisë për fëmijë, por edhe për probleme të tjera të shkollës, si pedagogjisë, shoqërisë etj. Shkrime të tilla ka botuar edhe në shtypin e Prishtinës dhe të Shkupit.
Ndërsa modeli i shkrimtarit, si Grillo, për shumë miq do të përmblidhej në dobësinë e tij për të komunikuar dhe vendosur marrëdhënie midis shkrimtarëve, duke i dhënë dorë dhe të rinjve. Për më shumë se 10 vjet ka drejtuar me përkushtim Shoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, fillimisht si nënkryetar e më pas si kryetar e president.
Krijimtaria e gjerë dhe e larmishme e Odhise Grillos është vlerësuar me dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare. “Historia e Skënderbeut”, rikrijuar sipas poemës së Naim Frashërit, është vlerësuar një nga veprat e shquara të 10-vjeçarit të fundit nga Instituti i Studimeve të Letërsisë për fëmijë në Mynih të Gjermanisë, nga IJB (Internacionale Jugendbibliothek). Shtëpia botuese “Orell Fusli” në Zvicër, i ka dhënë çmim të parë për tregimin “Kur qa nga gëzimi”, me temë nga lufta në Kosovë.
Studiuesja holandeze Renne Simons, ka mbrojtur doktoraturën me një pjesë të librave të Odhise Grillos, etj. Për kontribut dhe cilësi në krijimtari, Odhise Grillo është përfshirë në vëllimin e 16 të fjalorit që boton Instituti biografik i Kembrixhit, gjithashtu nga IBC dhe AIB ka marrë “Medaljen e artë të nderit”, si shkrimtar i shquar i dymijëvjeçarit.