Qeverisja e vazhdimësisë
23/03/2005 Në Kuvendin e Kosovës nesër pritet të zgjidhet Qeveria e re e Kosovës. Kjo qeveri zgjidhet vetëm pak ditë pa kaluar mw shumw se katër muaj nga dita kur po ky Kuvend zgjodhi Qeverinë e Ramush Haradinajt, të cilësuar si qeveri e parë demokratike e koalicionit që mundësoi që Kosova të ketë jetë të njëmendët politike me pozitë dhe opozitë të fortë. Ky fakt nga disa në Kosovë dhe jashtë saj, është kritikuar me arsyetim se Kosova ende nuk është e pavarur, dhe se në këtë bazë të gjithë jemi opozitë dhe se për këtë nuk ka nevojë të shpenzojmë energjitë kot ndërmjet vete, por të gjithë bashkë të dalim unik ndaj UNMIK-ut dhe bashkësisë ndërkombëtare por sidomos ndaj Serbisë...
Ata që e menduan dhe e dëshiruan koalicionin qeverisës si argument e përdorën faktin se Kosova dy herë mbajti me shumë sukses zgjedhjet nacionale dhe një herë ato në nivel lokal, se këto zgjedhje ishin zhvilluar sipas parametrave e standardeve evropiane, dhe se për respekt të zgjedhësve, të cilët me votën e tyre u përcaktuan dhe krijuan raportin e caktuar të forcave në skenën politike dhe publike kosovare ky vullnet gjithsesi duhet respektuar. Argument tjetër ishte se Kosova herët a vonë duhet të hyjë në procesin pozitë opozitë, dhe se më mirë është këtë ta bëjë tashti, kur këtu është UNMIK-u dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtar sepse përvoja e fituar mund të shërbejë për më vonë. Gjithashtu legalistët theksojnë se zgjedhjet gjithmonë mbahen për ti matur forcat politike dhe është e zakonshme se dikush do të mbetet opozitë...
Në fund si opozita ashtu edhe pozita i kanë përgjegjësitë e obligimet e veta në kuadër të rregullave të lojës dhe se sjellja ndaj tyre është investim për të ardhmen e tyre dhe raporti pozitë opozitë nuk është gjithherë marrëdhënie e kundërshtive por në s disa segmente i bashkëpunimit, i nxitjes i kontrollit etj.
Duke respektuar dëshirën për unitet, duke respektuar domosdoshmërinë e koncezusit rreth çështjeve madhore, koalicioni qeverisës propozoi forma të ndryshme të kyçjes së
opozitës si në Qeveri me rastin e marrjes së kompetencave shtesë dhe të krijimit të ministrive të reja ashtu edhe në krijimin e mekanizmave të veçantë rreth çështjeve të caktuara që kanë të bëjnë me objektivat më të rëndësishme për fatin e Kosovës dhe të popullit të saj. A do të pranojë apo jo këtë opozita ,kjo ka të bëjë me vet atë më shumë e jo me fatin e Kosovës, sepse sado që dikush mund ta vë në tallje matematikën e numrave ajo paraqet një realitet shumë funksional dhe shumë efikas të dëshmuar tashmë në përjetësimin e praktikave të demokracive tash e disa mija vjet.
Me Kornizën Kushtetuese është paraparë që Qeveria e Kosovës zgjidhet dhe në këtë bazë e ka legalitetin dhe legjitimitetin nëse votohet së paku nga 61 deputetë nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Kjo matematikë është fare normale për pjesën dërmuese të vendeve demokratike, dhe është e mjaftueshme për qeverisje stabile dhe efikase por edhe për qeverisje të përgjegjshme në realizimin e programit të saj. Kjo u dëshmua në 100 ditët e qeverisë Haradinaj dhe do të kishte vazhduar deri në fund me dinamikën lakmuese dhe me kooperativitetin me të gjithë, që impononte një transparencë dhe një koordinim nga të gjithë faktorët në përmbushjen e obligimeve programore, nëse nuk do të kishte ndërhyrë Gjykata e Hagës me ngritjen e aktakuzës kundër Kryeministrit të Kosovës.
Të mërkurën pritet që të votohet duke respektuar të gjitha procedurat Kryeministri i ri Bajram Kosumi dhe kabineti i tij qeveritar. Koalicioni LDK, AAK dhe grupacioni Gjashtë plus i kanë të siguruara 66 vota, dhe duke marrë për bazë bisedat me disa deputet e grupe të tjera llogaritet se Qeveria e Kosovës do të zgjidhet me votim të haptë nga ana e më shumë se 70 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Me këtë Kosova do të vazhdojë të dëshmojë normalitetin e funksionimit të saj si institucione dhe si shtet me respektim të krejt atyre normave e procedurave që vlejnë për vendet me traditë demokratike.
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, pritet që për Program të Qeverisë së tij të ketë Programin e Qeverisë Haradinaj, ndërsa në fjalën e tij pas zgjedhjes me të cilën do ti drejtohet Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës do të theksojë vazhdimësinë e Qeverisë së koalicionit dhe ruajtjen e dinamikës në realizimin e programit dhe sidomos një theks të veçantë pritet që ti kushtojë përmbushjes së standardeve shumë të rëndësishme për hapjen e shpejtë por edhe të drejtë të zgjidhjes së statusit të Kosovës...
E gjithë kjo nuk ka dhe as nuk duhet të ketë asgjë të jashtëzakonshme, në periudhën pas ndërtimit pesëvjeçar demokratik të Kosovës.