Kur mund të marrin dëmshpërblim trashëgimtarët e të përndjekurve
Dega e Thesarit zbardh procedurat e marrjes së parave pas miratimit të Këshillit të Ministrave. Rregullat për rastet kur janë më shumë se një trashëgimtar në trungun e familjes
Laureta Rryçi
Tiranë - Nëse nuk ndjekin procedurën e saktë, atëherë trashëgimtarët e ish-të përndjekurve rrezikojnë të humbasin dëmshpërblimin. Për të mos humbur këtë të drejtë, Dega e Thesarit, e cila ka përgjegjësinë për shpërndarjen e këtyre parave, ka zbardhur në një njoftim zyrtar procedurën e plotë që ndiqet në të tilla raste. Miratimi i emrit për plotësim kushtesh të vendosura në ligjin e dëmshpërblimit është vetëm faza e parë e procesit. Faza e dytë ka të bëjë me shpërndarjen e parave. Edhe pse në listën e parë, që u miratua për dëmshpërblim, u përfshinë 1100 emra, sërish një pjesë e mirë e tyre nuk ka arritur t’i marrë këto para për shkak se janë të paqartë me procedurën.
Trashëgimtarët
Në rast se i përndjekuri nuk jeton, atëherë automatikisht u takon trashëgimtarëve të marrin dëmshpërblimin. Dega e Thesarit ka përcaktuar procedurë të veçantë për shkak se ndodh në shumë raste kur numri i përfituesve (pra i trashëgimtarëve) është më shumë se një. Me procedurën e përcaktuar shteti merr përsipër t’ua shpërndajë paratë të gjithëve, por njeh edhe konsensusin e palëve duke njohur zyrtarisht vetëm njërin prej tyre. Sipas njoftimit zyrtar të Degës së Thesarit, të gjithë trashëgimtarët e të pushkatuarve depozitojnë pranë Degës së Thesarit ku jetojnë ose dërgojnë me postë numrin e llogarisë (të hapura në një nga bankat e përmendura më poshtë) në adresën; Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, Tiranë. Po sipas këtij njoftimi, veprimet e mësipërme mund të kryhen edhe në emër të një trashëgimtari të vetëm kur së bashku me numrin e llogarisë depozitohet një prokurë nga trashëgimtarët e tjerë. Në këtë rast prokura është e vlefshme kur autorizohet trashëgimtari që ka dhënë adresën për kryerjen e veprimeve të pagesave.
Paratë
Pasi kanë rënë dakord të gjitha palët, vetëm atëherë mund të nisin procedurat e mirëfillta për tërheqjen e parave të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit nga diktatura. Pagesa pastaj vijon normalisht nga Banka e Shqipërisë në llogarinë e përfituesit. Është kusht i domosdoshëm për pagesë përputhja e plotë; emër, atësi e mbiemër në listë me ato në llogarinë bankare. Sipas rregullave që janë vendosur të përndjekurit ose trashëgimtarët do të marrin fillimisht vetëm një pjesë të parave që iu takojnë. Procesi i dëmshpërblimit sipas vendimit të qeverisë do të realizohet me disa faza.
17 Qershor 2009