Kur na mbyt historia...!
Po ndodhin shumë gjëra, me ritëm të paparë. Si prodhim i përditshëm, ngjarjet grumbullohen mbi njëra-tjetrën herë si stiva drush, herë si qese plehrash e herë si orendi të konsumuara, moralisht të dala mode. Për t‘i ngatërruar më tepër është gjetur një emërtim tjetër dhe kohët e fundit po quhen: evente. Vendosur ballë shoqi-shoqit, të dy etiketimet duken si të kundërta, të krijuara për të eliminuar kundërshtarin, eventet herë bëhen ngjarje e herë ngjarjet bëhen evente.
Nga artikulimi dhe fonema e fjalës kuptohet që eventet serviren më të buta, nuk e kanë atë bujën e ngjarjeve, ndërsa ngjarjet vijnë të ashpra, me ngarkesë emocionale të lartë dhe zgjasin më shumë se tri ditë. Të klasifikuara në këtë mënyrë mbetet e qartë se ngjarjet "plasin" vetë, ndërsa eventet stisen me gjilpërë, si qëndisma për të tërhequr vëmendjen e publikut. Meqë është kështu, ngjarjet nuk i dëshiron askush, ato janë si aksidente që shpërthejnë krejt papritur dhe sjellin pështjellim të paparë, ndërsa eventet fillojnë e ildisen me kujdes prej mjeshtërish të intrigës e mashtrimit. Shpërndahen në burime lajmesh e në ekrane televizivë, vendosen në bokse me fuqi të lartë amplifikimi, hyjnë mes ngjarjeve për t‘u ngatërruar në atë farë feje, që është e vështirë edhe për një sy të stërvitur të seleksionohen në grupime reale. Me sforco të paparë, ngjarjet fshihen, zbehen, harrohen, pështjellohen, ngatërrohen e në shitje dalin eventet. Prej faktit që ngjarjet ndodhin, ndërsa eventet stisen, këto të fundit janë aq të shumta në kohën e hapësirën e kufizuar shqiptare, sa kanë çoroditur edhe ekspertë e analistë të kënduar në universitete me prestigj e nam të madh.
Çërçilli, burrë i mençur, nuk e kishte kot kur thoshte: ju ballkanasit bëni më shumë "histori" se sa jeni. Nuk dihet a ka pasur parasysh anglezi i madh edhe Shqipërinë apo jo, por po ta njihte mirë këtë vend (me gjasë jo) me siguri do të mbetej me gojëhapur prej prodhimtarisë së madhe. E thënë me pak fjalë: ne po na mbyt historia, e cila është ngatërruar ndër këmbët tona dhe nuk po bëjmë çap përpara.
Sa u ndez flaka prej Enciklopedisë së Shkupit, nga ana tjetër u hodh në treg e 12-ta histori e shqiptarëve. Më vjen në mend një rrëfenjë, që ka ndodhur në ishullin e Kretës, kur të vegjlit kapedanë, në imitim të kapedanit kokëshkretë Mihal, u nisën të ndiznin fshatin fqinj e të shkruhej në histori se ç‘bënë. Por rrugës u kujtuan se nuk e kishin zgjedhur komandantin. E u përleshën aq keq mes vetes, sa puna vajti deri te pushka e kama. Kur u kujtuan se për ku qenë nisur ishin bërë tërë plagë e gjak nga njëri-tjetri. Fshati fqinj kaloi krejt i qetë natën, pa e marrë vesh aspak se ç‘gjëmë po i priste.
E thënë në gjuhë financiare, te ne ka inflacion historish, mbindodhi ngjarjesh e superprodhim eventesh. Gjitonët jetë e mot këto kanë thënë e shkruar për ne, që s‘jemi e nuk kemi asgjë, as origjinë e as histori. Por para se të nisemi në "ndezje" të komshinjve, t‘u rrëfejmë fëmijëve historinë tonë pa u therur mes vetes, me të vetmin qëllim që këta kapedanë të rinj ta zgjedhin komandantin pa sherr e shamatë, ashtu siç bëhet në botën moderne. Pikërisht këta të fundit kërkojnë treg shitjeje, ndryshe vjen kriza, e për pasojë duken të vërtetat. Ekspozimi në dritën e diellit të bëmave që kanë marrë dhenë, si ajo e Enciklopedisë maqedonase apo të së 12-ës histori të kapedanëve shqiptarë, i tremb turbulluesit e ngjarjeve, sado aksidentale të duken apo paraqiten ato. Me ca mjegull eventesh të nxjerra në tregun mediatik si ushqim për opinionin, ngjarjet reale vijnë dhe sfumohen, duke u përthyer në dritën e realitetit pa të lënë mundësi t‘i shquash ashtu siç janë vërtet. Apo akoma më shumë, të vihet gishti mbi ata që bëjnë zarare.