E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifa të reja dhe investime të fuqishme

Ditët e nxehta të verës tani duket se kanë përfunduar, por surprizat dhe ofertat e panumërta për klientët e kompanisë "Vodafone Albania" nuk kanë asnjëherë fund. Pas shumë investimesh të rëndësishme në teknologji, produkte dhe shërbime, të cilat e kanë rritur edhe më tej cilësinë e shërbimit ndaj klientit, kanë shtuar opsionet e komunikimit, duke krijuar lehtësira të panumërta, këtë Shtator vjen një tjetër surprizë. Kështu, me programin e ri me parapagesë "Vodafone Card" të gjitha thirrjet kundrejt rrjeteve kombëtare janë deri në 25% më të lira, ndërsa thirrjet drejt rrjeteve ndërkombëtare janë ulur deri në 35.34%. Ky raund uljesh u shtohet uljeve të ndjeshme të bëra vitin e shkuar, të cilat arritën deri në 26%. Falë "Vodafone Albania" këtë verë në Shqipëri do të hynin për herë të parë telefonat "BlackBerry", të cilët do të revoluciononin komunikimin online të shqiptarëve dhe do ta vendosnin Shqipërinë në hartën e vendeve me një shërbim kaq të avancuar. Më tej do të vinte "Vodafone Home", shërbimi i telefonit fiks, i cili bën të mundur, pavarësisht zonës të përfitohet shërbimi i telefonit fiks, me tarifa konkurruese. Në serinë e shërbimeve të reja nga kjo stinë mund të veçohen: "Vodafone Mobile Internet Access" (MIA), me shërbim interneti të shpejtë, "Vodafone 123", i cili lehtëson në maksimum marrjen e çdo informacioni dhe shërbimi nga celulari i klientit vetëm me një klik dhe "Vodafone E-bill", i cili eviton posten tradicionale dhe sjell në kompjuterin e klientëve me kontratë çdo muaj faturën e tyre të komunikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›