Greqi, të dënuarit e Koridhalosit do të transferohen
ATHINE- Duket se ka marrë rrugë largimi përfundimtar i të dënuarve nga burgu i Koridhalos në Greqi, gjë që është bërë së fundi shqetësimi më i ri i qeverisë greke dhe e pushtetit lokal.
Cështja e lirimit të hapësirave të burgut të Koridhalosit, u ngrit edhe në takimin që kryetari i kësaj bashkie zhvilloi me ministrin e Drejtësisë greke Miltiadhis Papajoanu.
Ministri i Drejtësisë u zotua se do të procedojë drejtpërsëdrejti personalisht për transferimin e shpejtë të të burgosurve në një objekt të ri paraburgimi, në rajonin e Atikës.
Në maj të vitit 2008 u zbrazën burgjet e grave në Koridhalos dhe të burgosurat u transferuan në një burg të ri në Thiva.
Burgu i Koridhalosit në Athinë, është ndër më të mëdhenjtë në Greqi. Nga ky burg janë arratisur disa të dënuar, mes të cilëve edhe shqiptarë që vuajnë dënimin aty për vepra të ndryshme penale. Është i njëjti burg, nga ku u arratis në mënyrë spektakolare Alket Rizai, disa muaj më parë.
Diskutimi për zhvendosjen e te dënuarve të këtij burgu, bëhet për rastësi, disa ditë pas intervistës së këtij të fundit dhënë te Gazeta Shqiptare, ku shprehej se do të arratisej sërish nga burgu ku tashmë vuan dënimin.
Kjo dëshmon se edhe autoritet greke janë të ndërgjegjshme për faktin që kritikat nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbi burgjet në Greqi, janë të drejta. Një nga problemet kryesore dhe i përgjithshëm i burgjeve greke, është mbipopullimi i tyre, gjë që shkakton probleme sidomos në shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve.
Sipas një raporti në maj të viti të shkuar, një zyrtar i të Drejtave të Njeriut e OKB-së, tha se gjendja në burgjet greke është alarmante dhe se sistemi i burgjeve në këtë vend nuk përmbush standardet ndërkombëtare.
(s.g/BalkanWeb)