E Diel, 1 Nëntor 2026

"Strategjia per federalizimin e Kosovës " - e dizenjuar për të dështuar federalizimin

Ka nje ngjashmeri te frikshme mes “Strategjise se ICO (dhe demek Qeverise se Kosoves) per Kosoven Veriore” qe “fshehurazi” e gjeti rrugen ne media dhe strategjise se PSSP Steiner per “bashkimin” e Mitrovicës.Atebote, me 25 Nentor 2002 PSSP, Michael Steiner i qerasi me dreken e turpit lideret politike ne Prishtine dhe ne mbremje qerasi me darken e turpit lideret lokale ne Mitrovice. Ne media u shpall bashkimi i Mitrovices ne nderkohe qe PSSP Steiner kishte nenshkruar ndarjen e Mitrovices ne dy administrata: njeren, ate jugore, qe do te udhehiqej nga udheheqja e atehere posazgjedhur komunale, dhe tjetren, ate veriore, qe do te udhehiqej nga zyretaret e deriatehershem te komunes paralele qe aty e tutje do te konsideroheshin zyretare te UNMIK-ut dhe qe do te konsiderohej administrate e UNMIK-ut.Derisa tjeret iu pergjigjen fteses ne darken e turpit une u paraqita ne TV dhe te nesermen botova artikullin ne “Koha Ditore” e me pas edhe ne “Institut of War and Peace Report” ne Londer, ku tregoja se nuk ka ndodhur kurrfarë bashkimi i Mitrovicës po PSSP Steiner ka legalizuar ndarjen e Mitrovices. U perkraha vetem nga Veton Surroi e Adem Demaçi.S’vonoi shume dhe te gjithe u binden se çfarë ne te vertete kishte bere PSSP Steiner, por tashme ishte vone. Madje pas disa muajsh edhe Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj ma pranuan se paskesha pase te drejte.Ndarja e Mitrovices ne dy komuna tashme ishte fakt i kryer. Grupi i Unitetit kete e mori si te mireqene dhe madje e adoptoi si propozim te vetin, si oferte te pare ne negociata.Vendimit te Steinerit per ndarjen e Mitrovices ne dy administrata i pat parapri e ashtuquajtura strategji e PSSP per integrim te Veriut te Mitrovices. E verteta se ky dokument qe po ashtu u “pervodh parakohe” ne media si ky tani, ishte me i shkurtër se ky i ICO tani, por thelbi ishte njesoj.Oferta e PSSP Steiner qe te dilnin ne zgjedhjet e 2002 thjeshte u injorua nga serbet ne veri te Mitrovices dhe Steiener iu kthy marreveshjes me Nebojsha Coviqin. Thjeshte, startegjia e Steinerit ishte e dizajnuar qe te deshtoje, ajo ishte vetem sa per t’I hedhur hi syve komunitetit shumice ne Kosove dhe per te hapur rruge procesit te ndarjes se Mitrovices.Te vetmen gje konkrete dhe kuptimplote qe e ka Strategjia e ICO (dhe demek Qeverise se Kosoves) per Kosoven Veriore, eshte se promovon termin “Kosova Veriore”.  Kjo eshte nisma simbolike per ndarjen e Kosoves ne dy entitete, perkatesisht ne dy republika, si ne Bosnje e Hercegovine, ashtu sic Steiner promovoi termin “Mitrovica Veriore”.Cka ne te vertete ofron ky plan i ICO (dhe demek Qeverise se Kosoves)?Serbeve te Veriut u ofron “ZGJEDHJE”. Kete oferte serbet e paten qe nga zgjedhjet lokale te vitit 2000. Perse do ta pranonin tani? Ata nuk pranuan te dalin ne zgjedhje kur ato i organizonte UNMIK e OSBE, per te cilat te gjithe pajtoheshin se ishin te lira, te ndershme e demokratike. Perse do t’i pranonin zgjedhjet e organizuara nga Institucionet e Kosoves te cilat shembullin e vet me te keq (manipulimin me ekstrem) e dhane pikerisht ne jug te Mitrovices? Serbet e Mitrovices nuk e dine se sa te rregullta ishin zgjedhjet ne Prishtine, por e dine fare mire se sa te parregullta ishin ato ne Mitrovice. Kush mund t’i beje serbet te besojne se ata shqiptare qe i vodhen votat e shqiptareve nuk do t’ua vjedhin votat e serbeve.Po te deshironte vertete integrimin e Veriut te Kosoves, Qeveria e Kosoves dhe ICO do te kontribuonin me shume ne rregullsine e zgjedhjeve ne Mitrovice per t’u dhene shembull te mire serbeve ne Veri. Perkundrazi, ne raundin e balotazhit, me ndonje perjashtim te vogel, pothuaj nuk pat fare monitore nderkombetare neper qendra votimi perkunder parregullsive ekstreme qe vete ata vune re gjate raundit te pare.Cilin partner ua ofron ky plan veprimi serbeve qe do te zgjedhen ne keto struktura? Iu ofron njerezit ne jug te Mitrovices qe nuk kane as pushtetin moral as real. Nuk kane pushtet moral sepse te gjithe e dijne se jane te zgjedhur me vota te vjedhura. Nuk kane pushtet real, sepse pushtetin real ne jug te Mitrovices nuk e ka kryetari zgjedhur me vota te vjedhura po ata qe vodhen votat per te, e qe burim te fuqise se tyre financiare e politike i kane strukturat paralele pikerisht ato qe demek tenton t’I eliminoje ky plan veprimi.Ky plan u premton serbeve te Veriut mireqenie, por sa eshte kjo per ta e besueshme. Si do ta besoje komuniteti serb ne Veri kete premtim kur perballe ka pjesen jugore qe fale politikave te institucioneve te Kosoves, nga komuna dikur me e zhvilluar e Kosoves eshte shenderruar ne komunen me te varfer dhe me te prapambetur te Kosoves? Si do t’i besoje  komuniteti serb i veriut te Mitrovices premtimit per mireqenie e harmoni me pjesen jugore nese aktualisht mireqenia ne Veri eshte shume me ngritur se ne jug te Mitrovices?Nuk mund te kryesh pune me premtime te mira ne Veri te Mitrovices nese keto premtime me pare nuk i ke realizuar ne jug te Mitrovices. Me tej, ne kete plan veprimi, pretendohet se lidhja me komunitetin serb realizohet duke punesuar sa me shume perkthyes e asistente. Pervoja 10 vjecare ne Mitrovice na tregon ne kete “lidhje” mes komunitetit serb dhe nderkombetareve nuk kane qene nderkombetaret ata qe kane arrite t’I bindin serbet per bashkjetese me shqiptaret por ka ndodhe e kunderta: kane qene serbet ata qe I kane binde nderkombetaret se shqiptaret nuk jane brum qe mund te organizojne shtet, perkatesisht qe Kosova e pavarur nuk mund te funksionoje. Kjo ka ndodhur edhe me ata nderkombetare qe kane ardhur ne fillim si pro-shqiptare te ndezur.     Suksesi i zgjedhjeve ne enklavat serbe ne jug te Kosoves dhe bisedimet Prishtine-Beograd/Aludohet ne kete plan se suksesi i zgjedhjeve ne enklavat serbe ne jug te Kosoves eshte indikator qe e njejta gje mund te ndodhe edhe ne veri. E verteta eshte se vete Beogradi ka qene i interesuar per nje sukses te tille. E verteta eshte se Beogradi nuk eshte realisht kunder planit te Ahtisaarit por kerkon te arrije dicka pertej Ahtisaarit, nje Dejton 2, federalizimin e Kosoves, ndarjen ne dy republika si ne Bosnje e Hercegovine. Kete ia ka mundesuar Qeveria e Kosoves dhe ICO duke mos hecur me procesin e krijimit te komunave paralelisht ne jug e ne veri te Kosoves. Kur ky plan te shpallet i dështuar, sepse ky plan i quajtur “Strategjia per Kosoven Veriore”, eshte o dizenjuar qe te deshtoje, do te imponohen bisedimet e serishme me Beogradin. Ne keto bisedime Beogradi nuk bisedon me per krijimin e komunave serbe ne Kosove po per ate se cfare do te behet me ato komuna duke synuar qe kompromisi per njohje te pavaresise se Kosoves te jete federalizimi i Kosoves. Nese strategjia per ndarjen e Mitrovices ne dy komuna ka funksionuar pse te mos funksionoje e njejta formule edhe per federalizimin e Kosoves. Sigurisht nese procesi zgjedhor ne Kosove i 2007-shit apo qofte edhe i 2009-shit do t’ishte pak me i rregullt se çfare ishte, fati i Kosoves do t’ishte krejt ndryshe....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›