Kur profecitë e mediave përmbushin vetveten
Belina Budini
Eshtë folur për përmasat virtuale të kësaj fushate zgjedhore. Më virtuale, sigurisht nuk është nënkuptuar ndonjë dukuri prej planeti të panjohur, por është gjetur media si arenë joreale ose shtrat i virtualitetit të fushatës. Virtuale ose joreale janë gjetur edhe sondazhet, pra indikatorët e opinionit publik. Me anë të kësaj pamje, “ndërmjetësit” ose mediumet (këtu është fjala për instrumentet mediatike) na shfaqen si kapës fantazmash, në dominancë ‘blu’ ose ‘rozë’. Iluzore kronikat e lajmeve, iluzore përqindjet e sondazheve, iluzore fanfarat dhe spektakli politik i mitingjeve. Asgjë e qenësishme apo reale. Si në filmat e kinemasë postmoderne, ku asgjë nuk është ashtu siç duket…
A mund të ndodhë që realiteti i 28 qershorit t’i përmbysë profecitë elektorale të mediave? Mos duhet të presim pohimin e të dielës për të provuar apo gjetur të vërtetën, për të kapur objektet reale në këtë lojë marramendëse pasqyrash? Pritshmëri të tilla po që janë iluzione! Përgjigjja e 28 qershorit nuk do të na thotë asgjë më të sigurt se kjo që dimë deri tash. Dhe kjo për arsyen se bashkë me të vërtetat, në 28 qershor do të korrim edhe ‘iluzionet’ që janë mbjellë nga mediat dhe sondazhet. Njëlloj të vështirë do ta kemi pra të ndajmë virtualizmat nga realizmat. Sepse efektet, ato po që janë reale.
Në fushën e studimeve të komunikimit flitet për efektet si një konstante historike që nga retorika e Aristotelit. Të gjithë bien dakord që efekte të caktuara prodhohen vazhdimisht, pa qenë megjithatë në gjendje t’u atribuojnë mediave pas mbulimit të ngjarjes sa dhe si. Ndër modelet e shumta të efekteve mediatike: të fuqishme, minimale, të negociuara, të pavarura, modeli i mungesës së efekteve konsiderohet një mit, pa baza. Edhe në versionin më skeptik, efektet mediatike lidhen, në mos me reagime të menjëhershme dhe të drejtpërdrejta të elektoratit, të paktën me ndryshimin afatgjatë të opinioneve, me dukuri kolektive si klima e opinionit, ose strukturat e besimit, ideologjitë apo modelet kulturore. As audienca më aktive nuk konsiderohet imune ndaj influencës dhe efekteve mediatike. Efektet pra, sado të vështira qofshin për t’u matur, janë reale.
A mund të jetë virtual një objekt me të cilin lidhjet tona janë reale nëpërmjet efekteve? Si zor të jetë virtual një kanal i tillë ndërmjetësues (duke nënkuptuar mediat në tërësi). Ndoshta aktorët dhe faktorët duhet t’i llogarisin tanimë mediat (duke ndjekur spektatorët apo audiencat) si pjesë të realitetit, pasi po shihet tashmë që ato nuk i shtojnë thjesht një element të ri historisë, por në fakt e transformojnë atë. Po kështu, si zor të mbetet virtuale një fushatë, e cila me të gjitha mediumet që nga telefonat celularë, sondazhet e deri te televizioni hyri në jetët tona reale. Ndoshta mediat dhe shoqëria nuk duhen parë më si entitete të ndara, pasi kjo gjë presupozon përjashtimin e teknologjisë nga shoqëria si elementë të veçuar. Që kur mediat kanë hyrë në jetën tonë, është bërë e vështirë, në mos e pamundur, të mos i bësh ato ndërmjetëse të përvojave jetësore reale. Po kështu, të vështirë do ta kemi këtej e tutje të përfytyrojmë edhe si do të ishin zhvilluar realitetet tona zgjedhore pa ndërmjetësimin e sondazheve, përvojë e cila u instalua gjatë kësaj fushate zgjedhore edhe në Shqipëri, për të na kapur në një rrjetë iluzionesh që i pësojmë realisht.