Kur stilistët e huaj kopjonin kostumet shqiptare
THANAS MEKSI *
Kostumi popullor shqiptar është vlerësuar nga studiuesit e huaj që kanë vizituar vendin tonë në shek. XVI-XVIII si
kostumi popullor më i bukur dhe më i veçantë.Studiuesit Shuflaj, Pukevill, Bue, Hahn, etj., kanë shkruar shumë për
to. Spenser, poet dhe dramaturg anglez i shek XVI, shkruan dhe citon Bajronin, për fustanellën shqiptare: “Shqiptari i ashpër me fustanellën deri në gju.../ me kokën mbështjellë me shall dhe pushkën e stolisur... dhe veshjet e tjera qëndisur në ar, i këndshëm për t’u parë...” Në vizitën e tij të parë në Tepelenë, në vitin 1805, pasi veshi kostumin e
jugut dhe bëri një fotografi, Bajroni do t’i shkruante nënës së tij: “Nënë e dashur! Jam veshur me kostum shqiptar, që është më i bukuri në botë”. Ky portret i Bajronit ruhet në Galerinë Kombëtare të portretit në Londër (“National Portret Gallery”). Jo pak stilistë parisienë, ndonjë anglez e austriak, në shek. XVIII-XIX kishin nisur të kopjonin dhe komercializonin pjesë të veçanta të veshjes popullore shqiptare, si xhubletën, jele kun, festen. Kështu, stilistët francezë
kopjuan jelekun shqiptar, për t’ia paraqitur damave franceze si “xhaketinë” e quajtur “Matinée albanaise”.
Fesi, kokëmbajtëse e hershme shqiptare, përpunohej në Austri, në shek. XIII, duke kopjuar qeleshet e zeza, ose të
bardha, i jepej ngjyra e kuqe dhe tregtohej nëpërmjet Korfuzit në Shqipëri, por edhe Turqi e Greqi. “Ky lloj fesi pëlqehej,
shkruante G. Hahn në librin e tij “Studime shqiptare”, prej ngjyrës së Kostumi popullor shqiptar është vlerësuar
nga studiuesit e huaj që kanë vizituar vendin tonë në shek. XVI-XVIII si kostumi popullor më i bukur dhe më i
veçantë. kuqe, që i shkonte për shtat parisë së pasur, por edhe tregtarëve, për çmimin e ulët të prodhimit në
fabrikat “Jordan” dhe “Vulpin” dhe qëndrueshmërinë e ngjyrës. “Fesi i kuq, shkruante Hahn, asht ba modë në gjithë vendin dhe prej popullsisë kristiane të Shqipërisë së Mesme”. Ndërsa studiuesi tjetër anglez G. De Vaudoncourt
në shënimet e tij “Memoirs on the Jonien”, London 1816, shkruan: “Shqiptarët kanë ruajtur në përgjithësi veshjet e
tyre”. Pasi përshkruan kostumin shqiptar, ai vazhdon: “Në kokë mbajnë një kësulë të vogël të kuqe, apo të zezë, zakonisht të mbështjellë me një shall pëlhure në formë turbani”. Në këto konsiderata të së huajve për veshjet shqiptare,
nuk mungojnë edhe ato për kokëmbajtësen që zbukuron edhe më shumë kostumin popullor shqiptar. Ashtu siç janë të
ndryshme veshjet popullore, ashtu janë edhe kokëmbajtëset. Ato i përshtaten më së miri, çdo kostumi popullor shqiptar. Në Shqipëri janë prodhuar artizanisht në shekuj një varg kokëmbajtësesh, me emërtime të ndryshme, si kësulë, kapë, plis, kapuç, qeleshe e gjatë edhe sheshe, fes, feste, takije, qylaf, etj. Kokëmbajtëset shqiptare janë të punuara
zakonisht prej leshi, por edhe prej pelushi, astrakani, kadifeje, etj. Sipas etnografes, prof. Andromaqi Gjergji, ato ndahen në këto lloje: Mbulesa koke prej lëkure, gjysmë-sfere, punuar prej lëkure qengji, që mbaheshin më shumë në
Mirditë, sipas F. Nopces në vitin 1907. Ndërsa Kastellan në vitin 1797 thotë se: “Shqiptarët që banonin në tokën greke e mbulonin kokën e tyre me një kësulë prej lëkure të zezë, të zbukuruar me tufëza dhe sumbulla”. Duket se kjo
lloj mbulese ishte më shumë një mbështjellëse koke sesa një qeleshe, apo qylaf, që janë të mëvonshme. Kokëmbajtësja prej leshi, të punuar më shumë prej grave me gjelpunyr, të cilat janë shumë pak të dokumentuara.
Janë përdorur më shumë në rrethin e Mirditës dhe në Kosovë. Kësula pëlhure, pelushi, astrakani, etj. Që
priteshin dhe qepeshin nga gratë, ose artizanë mjeshtra. Këto janë takijet prej pëlhure të bardhë, që
mbaheshin në Myzeqe, por edhe në zona të afërta me të, si Sulova e Gramshit, Shpati i Elbasanit,
Fusha e Elbasanit, Berati, Skrapari, etj. Në Shpat të Elbasanit takija është përdorur që në vitin 1716 dhe ndeshet shumë dhe në pikturat murale të Onufrit. Myzeqarët, duke e quajtur takijen myzeqare, ashtu sielbasanasit qeleshen sheshe
të tyren, e kategorizojnë atë në myzeqare, sulovare dhe toske. Takijet toske janë përdorur më
shumë në Berat dhe në Shqipërinë e Jugut, duke u veshur dhe me kostumet e Labërisë. Në tregun
e Elbasanit, në shek. XVI, kishte 36 takijexhinj që prodhonin takije. Edhe qylafët ishin një tjetër lloj
kësule. Më të përdorshmet ishin ato në formë varke, me material kadifeje, pelushi, ose astrakani. Këto ishin më
shumë të përdorshme në Shqipërinë e Jugut. Kapulet dhe qeleshet kokëmbajtëse, që i përgatisnin më shumë zejtarët
qeleshebërës në dyqanet e tyre, mbaheshin më shumë në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme. Ato ishin krejtësisht të bardha, por kishte edhe qeleshe me ngjyrë të zezë, ose të kuqe”.
QELESHET
KOKËMBAJTËSET MË TË PËRHAPURA Kokëmbajtëset-qeleshe janë padyshim me të përhapura dhe simbol
njohje të përbërjes së kostumit tonë në botë. Ato përdoren në ¾ të Shqipërisë, por edhe në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë dhe malit të Zi, etj. Format dhe emërtimet e qelesheve ndryshojnë sipas
krahinave. Kështu, në Shqipërinë e Mesme përdoren qeleshet e larta (Durrës, Tiranë, Kavajë); në Kosovë mbahen qeleshet e rrumbullakëta; në Elbasan, Dibër e Krujë mbahen qeleshet sheshe e të tjerë. Qeleshet sheshe të
prodhuara e të përdorura më shumë në Elbasan e Krujë, kanë një domethënie historike. Ato janë një variant i kapelës së
luftëtarit dhe veçanërisht atij elbasanas të shek. XIX. Në shek. XVII në Elbasan
VESHJE SHQIPTARE E KRAHINES SE ELBASANIT
lulëzonin tregjet e zejtarëve vendas, të cilët ishin të ndarë si më poshtë: 27 kazazë a mëndafshpunues,
27 papuxhinj, 17 rrobaqepës, 13 argjendarë, shajakpunues, e të tjerë, të cilët në mënyrë artizane
dhe krejt të lirë ndihmonin për prodhimin e kostumeve popullore dhe të qelesheve sheshe. Por në
Elbasan dihet se me prodhimin e qelesheve sheshe merrej fisi Myzyri prej vitesh. Edhe artisti i Popullit Isuf Myzyri, nga kjo familje, ka pasur zanatin e qeleshe punuesit. Fillimisht edhe ai mbajti në kokë qeleshen e gjatë, por më vonë, i ndikuar nga gojëdhënat popullore, ai mbajti qeleshen sheshe, të cilën e prodhoi deri në vitin ’50. Edhe poeti i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, Naim Frashëri, që vishte shpesh kostum popullor me fustanellë, në kokë mbante qeleshe të zezë. Një ambasador gjerman në Elbasan, duke vënë në kokë qeleshen sheshe të dhuruar, duke kaluar kufirin,
u ndalua nga rojet maqedonase, që kujtuan se ishte shqiptar, duke i kërkuar vizën e kalimit. Ndërsa ambasadori i OSBEsë G. Ahrens, duke vënë në kokë qeleshen sheshe tha: Tani u bëra shqiptar! Kokëmbajtësja qeleshesheshe
kërkohet shumë në tregjet e jashtme e turistët e huaj. Nuk është çudi, që grupet tona artistike jashtë shtetit, kthehen me qeleshe mangët, mbasi ato bëhen dhuratë. Qylahët e bardhë dhe fesat e kuq, janë një grup karakteristiki kokëmbajtëseve shqiptare, që importoheshin edhe nga jashtë me shumicë, në shek. XVIIIXIX.
Qylahët përdoreshin në shtresat e gjera të popullsisë, veçanërisht ato me ngjyrë të bardhë. Ndërsa fesat e kuq ishin prej cohe, me lartësi të ndryshme, në majë të së cilave kishte një tufëz mëndafshi të zi, ose blu. Fesin e kuq e mbanin
zakonisht burrat e shtresave të pasura dhe janë shumë të hershme në Shqipëri. Georg Hahn në veprën e tij “Studime shqiptare” vëren se në vitin 1866, duke kaluar nëpër luginën e Drinit dhe në karma, pa burra me kësula dhe kapuça leshi me ngjyrë të bardhë dhe të hirtë. Në këto zona edhe fesi i kuq i prodhuar në Evropë, përdorej dhe kjo shpjegohej me
cilësinë e lartë të leshit dhe bukurinë e tyre. Shpesh fesat dhe qylahët mbështilleshin me coha e rrypa
lëkure që mbulonin dhe veshët dhe vendoseshin vertikalisht. Është me vend të përmendim si kokëmbajtëse popullore edhe kapelën e lartë shqiptare me strehë, ose kokëmbajtëse shpatarake, të vizatuar nga piktori i madh shqiptar
Onufri, në shek. XVI, me ngjyrë të bardhë. Zakonisht këto kapele gjenden në pikturat me ngjyra të Onufrit
në Kishën e Shën mërisë në Vllahernë në Berat dhe në kishën e Valshit e Shelcanit, në Shpat të Elbasanit.
Kjo lloj kapele mbahej shumë nga barinjtë shpatarakë. Kostumi popullor shpatarak me kapelën e lartë shqiptare me strehë do të përbëjë surprizën e ansamblit folklorik të qarkut të Elbasanit, në festivalin Folklorik Kombëtar
të këtij viti në Gjirokastër. Kokëmbajtëset shpatarake, si dhe kostumet e reja dhe të hershme popullore të zbuluara në baulet e amvisaveshqiptare të Elbasanit, do të kalojnë këtë vit në paradën e festivalit. Jo vetëm në festivale folku, por edhe në koncerte popullore, është mirë që kokëmbajtësja të mos hiqet nga koka, sepse ndryshe e shëmton kostumin
popullor. Është një shembull i madh që 170 vjet më parë, bamirësi shqiptar, Vangjel Zhapa nga Labova e Odrijes së
Gjirokastrës, në çifligun e vet në Broshtein të Rumanisë mbante 100 punëtorë shqiptarë, që shërbenin, të veshur me kostumin popullor të jugut, me fustanellë dhe fesat e kuq. Zhvillimi i turizmit kulturor në Shqipëri kërkon ringritjen e artizanatit shqiptar me zanatet e tij karakteristike, i cili do të çojë në ripërtëritjen e kostumeve të traditës popullore, siç punon në Tiranë mjeshtri artizan Eqerem Erebara. Padyshim që ky shkrim për kokëmbajtëset popullore shqiptare është
një sensibilizim për institucionet përkatëse, të cilët duhet të mendojnë projekte konkrete për nxitjen e riprodhimit të tyre dhe organizmit të ekspeditave shkencore për zbulimin dhe gjetjen e origjinaleve të tyre. Kokëmbajtësja shqiptare është bukuria e kostumit popullor. (* etnolog)
Të huajt për kostumet shqiptare
Kush ka vizituar Shqipërinë e nuk ka vlerësuar kostumet popullore shqiptare! Nuk bëhet fjalë vetëm për turistë të kohëve moderne, por edhe për udhëtarë të rastësishëm, bujtës sarajesh, mjekë, gjeneralë e gjuhëtarë, të cilët kanë kaluar nëpër Shqipëri shekuj më parë. Në ditarët e udhëtimit, në kujtimet që ata na kanë lënë kanë dhënë mbresat e tyre edhe për kostumet popullore shqiptare, të cilat i quajnë si më të bukurat në botë. Nuk është vetëm poeti Lord Bajron,
që përshkroi shqiptarin në vargjet e tij, por edhe shumë të tjerë si mjeku Henri Holland, që bujti në sarajet e Ali Pashë Tepelenës, Ulliam Martin Lik, për të vijuar me Georg Hahn, Pukëvil, Shuflaj, etj. Ata veçojnë kostumin popullor të jugut me fustanellat valë-valë, jelekët brezat e armët e punuara në ar. Madje shumë syresh, jo vetëm që kanë shfrytëzuar
rastin t’i shijojnë veshur në trupin e tyre këto veshje, të bëjnë ndonjë portret, apo të marrin me vete ndonjë element zbukurues. Kur Henri Holland përshkruan veshjet popullore shqiptare, ai thotë se veshjet sarde, nuk janë asgjë para tyre. Janë plot hijeshi.