Kurbin, 3 nëpranga për vjedhje
KURBIN- Tre persona u arrestuan sot nga policia lokale e Kurbinit me akuzën e vjedhjes së një shume të madhe parash me vlerë 20 milionë lekë. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë, të cilat thanë se pas një aksioni të mirëorganizuar, kanë rënë në pranga dy të rinjtë 25 vjecarë, Kreshnik Dervishi dhe Blenar Sefa si dhe 44 vjecari David Rreba.
Pas aksionit mësohet se është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i të arrestuarve, shtetasi Andrin Teluli 20 vjec. Ai së bashku me tre të arrestuarit, akuzohen se kanë vjedhur 20 milionë lekë të vjetra, një automjet dhe disa aparate celulare. Gjatë arrestimit të sotëm, policia tha se ka bllokuar 13 milionë lekë nga paratë e vjedhura, në dyqanin e një shtetasi në fshatin Fushë – Gjormë të Kurbinit.
(m.a/News24/BalkanWeb)