E Shtunë, 31 Tetor 2026

LG zgjeron praninënë Formula1, meVirgin Racing

Tiranë - LG Electronics (LG), lideri global dhe inovatori teknologjik në elektronikën konsumatore, e ka zgjeruar praninë e saj brenda Formula Një duke përfshirë edhe ekipin Virgin Racing.
Përveçse një Partner Global dhe Teknologjik i Formulës 1 që nga fillimi i sezonit të 2009-ës, LG është tashmë dhe furnizuesi zyrtar i Virgin Racing, si dhe i Lotus Racing dhe prodhuesit të motorrëve Cosworth.
LG shton Virgin Racing në programin e saj të mbështetjes nëpërmjet furnizimit të produkteve në pistë dhe në fabrikën e ekipit. Virgin Racing hyri në Kampionatin Botëror të Formulës Një këtë sezon si një nga tre ekipet e rinj, duke sjellë një nga market e njohura më të mira shumë-shërbimëshe në sport.
Graeme Lowdon, Drejtor Ekzekutiv i Virgin Racing, u shpreh: “Jemi të kënaqur që jemi bashkuar me LG-në. Jo vetëm sepse ata kanë një numër të pabesueshëm produktesh në portofolin e tyre, por edhe sepse janë pionierë të teknologjisë më të fundit, duke e bërë Virgin Racing një partner të përsosur për ta. Virgin Racing është duke i përdorur tashmë produktet e LG-së, jo vetëm në Grands Prix, por edhe në fabrikat tona në Dinnington, cka e bën partneritetin tonë të integruar plotësisht, një partneritet të cilin shpresojmë ta vazhdojmë për shumë vite në vazhdim”.
Kjo lëvizje e fundit e LG-së është shprehje e interesit të saj në mbështetje të ekipeve të vogla dhe të reja që hedhin hapat e parë në sportin e motorrave.
Andrew Barrett, Zv President i LG Electronics për sponsorizimet globale, shtoi: “Ne jemi të kënaqur të lajmërojmë këtë partneritet të ri. Virgin Racing paraqet një markë të fortë në Formula 1 dhe ne në LG jemi të lumtur të mbështesim përpjekjet e ekipit në vitin e parë të garimit në kompeticionin më të madh të motorsportit. Virgin Racing po punon fort që të japë nivelin më të lartë të performancës, çka përligj arsyen pse LG e ka për zemër të ndihmojë, bazuar në besimin tonë që Jeta është e Mirë nëpërmjet teknologjisë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›