E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, digjet një shtëpi 200-vjeçare

Digjet nga flakët e zjarrit një shtëpi 200-vjeçare në Kurbin, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Selitë, kur papritur zjarri ka përfshirë ndërtesën e vjetër, duke lënë në qiell të hapur dy familje. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë, për shkak të terrenit të thyer, duke mos shmangur dot djegien e plotë të shtëpisë. Sipas hetimeve të para, mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Aktualisht 10 anëtarët e dy familjeve kanë mbetur të pastrehë, pasi shtëpia është krejtësisht e pabanueshme. Burimet policore bënë të ditur se për këtë ngjarje janë njoftuar menjëherë nga banorët, por terreni ka qenë i thyer dhe zjarrfikëset kanë vonuar për të mbërritur në vendngjarje. Nga ana tjetër, dy familjeve u janë dërguar për ndihmë çadra, por ata kanë mbetur edhe pa rroba. Sipas të dhënave, dy familjet janë strehuar te të afërmit e tyre momentalisht, ndërkohë që policia po kryen hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›