Vriten me thika dy gra dhe një vajzë e vogël
Dy gra nga 20 vjeçe dhe një vajzë e vogël 4 vjeçe, të gjitha me origjinë shqiptare, janë gjetur pa jetë, të vrara me thikë, në një apartament në Stradela, provincë e Pavias, në rrugën Bruno Buozzi nr. 9. Me to është gjetur edhe një burrë i plagosur rëndë. Kasaphana ka ardhur pas një armiqësie mes dy familjeve shqiptare. Në të vërtetë është vrarë një vajzë 4 vjeçe, nëna e tij dhe tezja, të gjitha shqiptare, si edhe babai i vajzës së vogël, i cili i plagosur rëndë është dërguar me urgjencë në poliklinikës "San Matteo". Vrasësit, sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes, kryer nga policia e Stradellas, janë dy shqiptarë të tjerë, rreth 30 vjeç, të cilët janë larguan pas vrasjes dhe tani janë shpallur në kërkim. Mendohet se mes dy familjeve ka pasur një sherr prej disa muajsh. Natën e së premtes, në anën tjetër të ndërtesës në "Via Buozzi" ishin gjuajtur disa plumba pistolete dhe të shtënat dëgjoheshin në rrugë. Për këtë, policia thotë se mund të kenë qenë dy shqiptarët, të cilët janë me qëndrim të rregullt në Itali dhe që tashmë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për ngjarjen. Kishte qenë një grindje e pandërprerë dhe e gjatë në muaj ajo mes dy familjeve shqiptare. Sherre mes njerëzve, prita, denoncime, përplasje me armë e lloje të tjera sherresh. Gazeta "La Provincia Pavese" kishte bërë një artikull të gjatë për këtë grindje, pas episodit të fundit, që ishin të shtënat natën e premte kundër shtëpisë së viktimave. Tre deri në pesë persona kanë qëlluar disa të shtëna në dritare dhe ballkon ku gratë jetonin, vajza dhe djali, por nuk është plagosur njeri. Panik dhe terror ka pasur te të gjithë banorët e tjerë që kanë qenë nëpër shtëpi. Urrejtja mes dy familjeve nuk është e qartë ngase ka filluar.
Ble. Gi.
Ble. Gi.