E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, kapet banda e hajdutëve

KURBIN - Një bandë hajdutësh është arrestuar nga policia, pasi u kap në flagrancë duke tentuar thyerjen e një dyqani në qytetin e Laçit. Vladimir Hisku, 26 vjeç, Arben Tanushi (Leka), 32 vjeç, dhe një 17-vjeçar u vunë në pranga në kuadër të operacionit "Zinxhiri i ndërprerë".

Arrestimi i tyre u bë pasi këta 3 shtetas u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur një dyqan me artikuj ushqimore.

Pas arrestimit, seksioni i krimeve kundër pronës ka bërë të mundur zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera të kryera më parë, ku rezultuan të përfshirë shtetasit e lartpërmendur.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë arritur të vjedhin me anë të thyerjes një banesë në lagjen "Nënë Tereza" të qytetit të Lezhës, të një dyqani dhe të një pike shumice në qytetin e Laçit.

Në cilësinë e provës materiale të arrestuarve iu sekuestrua një autoveturë, një sopatë e vogël, një levë, dy palë doreza plastike, një kaçavidë, dy kapuçë trikotazhi në formë maske dhe dy radio komunikuese të tipit "Motorola".

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›