E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riklasifikimi i rrugëve, studim në bashkëpunim me BB

Banka Botërore po financon një studim për riklasifikimin e sistemit rrugor në Shqipëri, falë të cilit do të zgjidhen të gjitha paqartësisë që ekzistojnë mes pushtetit vendor dhe atij qëndror për rrugët. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Olldashi. 

TIRANE- Ministria e Transportve në bashkëpunim me Bankën Botërore po kryejnë një studim për riklasifikimin e sistemit rrugor në Shqipëri. Në këtë mënyrë do të zgjidhen të gjitha paqartësitë që ekzistojnë lidhur me rrugët që i përkasin komunave dhe që menaxhohen nga sistemi vendor dhe atyre që janë nën administrimin e Ministrisë.
“Jemi duke ndërmarrë njëkohësisht studimin për një riklasifikim të rrjetit rrugor të Shqipërisë. Të atyre që do të mbeten përfundimisht rrugë të komunave dhe të atyre që do të kalojnë në përgjegjësinë e administrimit të autoritetit rrugor” deklaroi Ministri Olldashi.
Këtë deklaratë, Olldashi e bëri gjatë diskutimit të projektligjit mbi autoritetin rrugor në Shqipëri në Komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese. Sipas tij, autoriteti rrugor do të ngrihet në vend të Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve dhe do të jetë një ent i varur nga ministria dhe jo i pavarur sic rekomandojnë ndërkombëtarët, si banka Botërore dhe Komisioni Europian.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›