Kurbin, mbytet në lumë italiani 25-vjeçar
Një shtetas italian është mbytur teksa lahej në lumin Mat në afërsi të fshatit Skuraj, në Kurbin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa policia sqaron se 25-vjeçari shoqërohej nga shokët në momentet kur edhe është mbytur. Sipas policisë, i riu me origjinë italiane kishte udhëtuar dje nga Tirana drejt Kurbinit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij. Nga të dhënat e para mësohet se miqtë e të riut kanë dhënë alarmin për mbytjen e tij 2-3 minuta pasi 25-vjeçari Andrea Ruatola është zhytur në lumë. Flitet për një vdekje aksidentale, por banorët e zonës tregojnë se në atë pjesë të lumit nuk mungojnë edhe kafshët nënujore. Trupi i të riut është dërguar menjëherë në morgun e Laçit, ku pritet t’i nënshtrohet edhe ekspertizës mjekoligjore.
#