E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në nënstacionin e Drenovës, lë në terr mijëra banorë

Mallakastër

Një zjarr i rënë në nënstacionin energjetik të Drenovës në Rrethin e Mallakastrës ka lënë pa energji pothuajse të gjithë fshatrat e zonës dhe qytetin e Ballshit. Ndërkohë, që mungesën e energjisë elektrike po e vuajnë edhe sektorët e naftës të kompanisë “Albpetrol” dhe “Stream”, që e përdorin energjinë për të vënë puset në funksion. Mbrëmjen e së dielës, nënstacioni elektrik 110 kilovolt i Drenovës është përfshirë nga flakët, ndërkohë që largësia ka vonuar ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Banorët kanë parë një flakë të madhe dhe shumë kureshtarë i janë afruar nënstacionit, e më pas kanë kërkuar ndihmë. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një grup hetimor, i cili ka marrë në pyetje punonjësin e shërbimit, si dhe specialistë të tjerë. Ende nuk është përcaktuar shkaku i këtij zjarri, por sipas specialistëve, zjarri mundet të jetë shkaktuar si rezultat i amortizimit të godinës, në të cilën nuk është ndërhyrë që prej 30 vitesh. Fillimisht flakët janë parë te një ndarës elektrik dhe më pas ato janë përhapur në të gjithë nënstacionin.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›